Shqipëria
7.2 %, rritja ekonomike e Shqipërisë më 2021
Bëhet e ditur se rritja ekonomike në rajonin e Evropës dhe Azisë Qendrore parashikohet të ngadalësohet në 3 për qind në vitin 2022, pasi politika më të rrepta makroekonomike dhe shpërthimet e përsëritura të COVID-19, përfshirë dhe atë të Omicron, rëndojnë mbi kërkesën konsumatore, thuhet në raportin më të fundit të Bankës Botërore për Perspektivat Ekonomike Globale.
Referuar këtij raporti, rritja ekonomike për Shqipërinë më 2022 parashikohet të jetë 3.8 për qind.
“Ekonomia botërore po përballet njëkohësisht me COVID-19, inflacionin dhe pasigurinë e politikave, me shpenzimet e qeverive dhe politikat monetare në territore të paeksploruara. Rritja e pabarazisë dhe sfidave të sigurisë janë veçanërisht të dëmshme për vendet në zhvillim. Vendosja e më shumë vendeve në një rrugë të favorshme rritjeje kërkon veprim të bashkërenduar ndërkombëtar dhe një seri gjithëpërfshirëse politikash kombëtare”, tha presidenti i Grupit të Bankës Botërore, David Malpass.
Theksohet se për vitin 2021 rritja në vend vlerësohet të ketë qenë 7.2%, ose 2.8 pikë për qind më e lartë sesa parashikimi i qershorit 2021. Nga vendet e rajonit, Shqipëria kishte më 2021 rritjen e dytë më të lartë pas Malit të Zi (me 10.8%, por ky shtet shënoi dhe rënien më të lartë më 2020), e ndjekur nga Kosova (7.1), Serbia me 6%, Bosnjë e Hercegovina dhe Maqedonia e veriut me nga 4%.
Në krahasim me parashikimin e qershorit, për vitin 2022 pritshmëria për ekonominë shqiptare është rishikuar lehtë me 0.1 pikë përqindje më shumë.
Sipas raportit, rritja në afatin e mesëm e Shqipërisë, dhe Maqedonisë së Veriut mund të nxitet nga përshpejtimi i reformave strukturore në kuadër të përgatitjeve për anëtarësimin në Bashkimin Europian, duke marrë parasysh që ky proces nuk shtyhet më tej.
Raporti thekson se bota po hyn në vitin e tretë të pandemisë dhe pavarësisht rritjes është e rrethuar me shumë rreziqe dhe pasiguri. Tre rreziqet kryesore me të cilat po përballen vendet në zhvillim, sipas bankës Botërore janë:
-Zhbalancimet makroekonomike, që kanë ardhur si rrjedhojë e rritjes së borxhit qeveritar.
-Bota po përballet me rritje të pabarazive, teksa Covid-19 bëri që të shënoheshin hapa pas në progresin për uljen e varfërisë.
-Rritja e pasigurive, pas shfaqjes së variantit Omicron që tregon se pandemia nuk ka mbaruar. Variantet e reja mund të vënë në rrezik edhe vendet që kanë nivele të larta vaksinimi, ndërsa mund të rrezikojë më shumë ato me nivel të ulët.
Inflacioni është një shqetësim tjetër që mund të ndikojë në furnizimin me ushqime, sidomos në vendet që janë në konflikte.
Banka thotë se është e qartë do të përballemi me kohë sfiduese për ekonominë globale – dhe veçanërisht për vendet në zhvillim – teksa stimujt ekonomikë po ngadalësohen dhe kushtet e kreditimit po shtrëngohen./Monitor
E-Diaspora
-
KQZ miraton listën e Qendrave të Votimit në përfaqësitë diplomatike Votimi fizik më 6 qershor do të organizohet në 48 përfaqësi diplomatike me 70 vendvotime, ndërsa... -
“Ta thyejmë heshtjen” – në Gjenevë mbahet një mbrëmje diskutimi për dhunën në familje -
ADN-ja shqiptare në mërgatë: një festë identiteti, kujtese dhe përgjegjësie kombëtare -
Të rinjtë shqiptarë nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja sjellin traditën në një skenë të përbashkët -
Cyrih: Promovohet libri “Arti konceptual në Kosovë, 2000 – 2025”
Jeta në Zvicër
-
Sektori i kujdesit në Zvicër: punë e kënaqshme, por me pak kohë për jetën private Sipas studimit, kushtet strukturore në sektor nuk janë gjithmonë të favorshme, dhe shumë punonjës theksojnë se... -
Zviceranët ndihen më pak të sigurt kur udhëtojnë jashtë vendit -
Rritet inflacioni në Zvicër -
Fitnesi në Zvicër: një në pesë të rritur me abonim në palestër -
Rruga mbi kalimin Gotthard hapet këtë të premte pas mbylljes dimërore













