Tematike
200 franga për çdo zviceran, për t`i nxjerrë nga “shoku” i pandemisë
Një kupon (triskë) me vlerë ë 200 frangave - që mund të shpenzohet në të gjitha restorantet, baret, sallat e koncerteve, kinematë dhe klubet në gjithë Zvicrën
Për të siguruar që të ketë më shumë gjallëri në restorante dhe salla koncertesh, çdo person në Zvicër duhet të marrë një kupon prej 200 frangash. Ky propozim, i bërë nga Andreas Kunz, kryeredaktor i gazetës “SonntagsZeitung” ka ngjallur diskutime mes ekspertëve dhe politikanëve.
Por çfarë kërkon konkretisht Kunz? Ai bën thirrje për një ndihmë financiare për të gjithë të rriturit në Zvicër, transmeton albinfo.ch. Kjo ndihmë, një kupon (triskë) me vlerë ë 200 frangave – që mund të shpenzohet në të gjitha restorantet, baret, sallat e koncerteve, kinematë dhe klubet në vend – synon të mbështesë nga njëra anë sektorin e “sëmurë” të gastronomisë dhe kulturës. Por, nga ana tjetër, ajo duhet të kontribuojë në rimëkëmbjen mendore të njerëzve, pasi, sipas Kunz, shumë prej tyre, gjatë pandemisë kanë humbur guximin për të qëndruar më mes njerëzve.
“Është nxitja financiare që shumë njerëzve thjesht u nevojitet pas një kohe kaq të gjatë për të gjetur rrugën e tyre të kthimit në jetë”, thotë Kunz. Ai, koston prej rreth 1.2 miliard CHF që do të kishte e gjithë kjo, e quan “të menaxhueshme”.
“Duhet të nxirren njerëzit nga gjendja e shokut”
Andreas Faller, këshilltar për çështjet e politikave shëndetësore, konfirmon se është e vërtetë që shumë njerëz kanë frikë të kthehen në jetën sociale, përcjell albinfo.ch. “Prandaj është absolutisht thelbësore që të mendohet se si mund të nxirren këta njerëz nga shoku i përjetuar dhe të kthehen në jetë.” Para së gjithash, shkenca duhet të heqë frikën e njerëzve nga Korona përmes komunikimit të bazuar në prova. “Deri më tani, skenari më i keq shpesh është paraqitur si fakt dhe njerëzit janë të shqetësuar nga ai”.
Në popullatë, kjo ka çuar në “dëm kolateral psikologjik dhe social”, thotë Faller. Në politikë dhe shoqëri, kjo sfidë është diskutuar shumë pak. “Ideja e një kuponi është prandaj mjaft interesante dhe masat në këtë kuptim do të duhej të diskutoheshin”. Për momentin ndoshta është ende shumë herët.
Zbritje çmimesh për ish klientët e rregullt
Për grupin e njerëzve që nuk rrezikojnë lehtë, një kupon i tillë është shumë i hershëm për momentin, thotë profesoresha e sociologjisë, Katja Rost. Këta njerëz që kanë qëndruar në shtëpi, kanë zhvilluar rutina të reja dhe janë mësuar me to, kanë nevojë për më shumë siguri se “nuk do të ndodhë asgjë”. Kjo siguri aktualisht mungon. “Në parim, megjithatë, stimujt si kuponët mund të jenë një mënyrë për ta sjellë kulturën përsëri më pranë njerëzve”.
Megjithatë, në vend se nga Qeveria Federale, stimujt duhet të vijnë nga vetë operatorët, thotë Rost, transmeton albinfo.ch. “Për shembull, vizitorët e mëparshëm, të rregullt të operave duhet të kenë zbritje në vizitën e ardhshme të operës. Po kjo mund të bëhej edhe në restorante, sauna, pishina apo qendra fitnesi”.
Tek njerëzit e politikës, ndërkaq, propozimi për kupon, nuk miratohet. “Është mashtrim të mendosh se një kupon zgjidh problemet në sektorin kulturor”, thotë deputetja e Gjelbër, Katharina Prelicz-Huber. Masat mbështetëse duhet të sigurohen aty ku është e nevojshme – për shembull për më të dobëtit financiarisht. “Normaliteti nuk kthehet me kupon, duhet kohë për këtë”, thotë Huber.
Ndërsa kolegia e saj nga partia Mite, Elisabeth Schneider-Schneiter, thotë: “Një kupon vetëm krijon padrejtësi të reja duke diskriminuar sektorët e tjerë”.
Deputeti i FDP-së, Marcel Dobler e përshkruan idenë e kuponit si “absurde”: “Sapo masat e koronës të shpallen të përfunduara dhe të mos ketë më kërkesë për certifikata, njerëzit do të dynden përsëri në restorante dhe institucione kulturore”, përcjell albinfo.ch. Përveç kësaj, pasiguria mbizotëruese nuk mund të luftohet me një kupon.
“Sigurisht që mund të bëhen gjëra më të mira me paratë”, thotë Dobler.
E-Diaspora
-
Cyrih: Takim pune për zbatimin e Marrëveshjes së Bashkimit të shkollave shqipe LAPSH mbetet i përkushtuar që mësimi plotësues të jetë i unifikuar, i qëndrueshëm dhe në shërbim... -
KQZ: Afër 64.000 votues nga diaspora janë regjistruar për të votuar -
Vlashent Sata “Lufto me kenë i mirë, ma shumë ke me kenë i lirë” -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet
Jeta në Zvicër
-
Nga 8 dhjetori Aeroporti i Cyrihut lejon pjesërisht lëngjet në bagazhin e dorës Pasagjerët do të jenë në gjendje të mbajnë lëngje në bagazhet e tyre të dorës fillimisht... -
Zvicër: Kërkohet kontrollim më i mirë i letërnjoftimeve të të huajve -
Ndalimi i reklamave të duhanit në Zvicër për të mbrojtur të miturit do të fillojë në vitin 2027 -
Tregtia e energjisë elektrike diellore midis banorëve të së njëjtës komunë do të jetë e mundur nga viti 2026 -
Ndryshimet e transportit publik që priten në qytetet më të mëdha të Zvicrës në vitin 2026










