Kosova
Kosovarët shpëtuan sërish turizmin shqiptar më 2021
Kosovarët shpëtuan turizmin shqiptar për vitin 2021, ashtu sikurse ndodhi edhe një vit më parë.
Tashmë shifrat zyrtare të lëvizjes së shtetasve të publikuar nga Instituti i Statistikave bëjnë të qartë faktin se pa turizmin patriotik, ecuria e sektorit do të ishte më e dobët. Në raport me vitin më të mirë të turizmit, 2019, Kosova është rritur me 17.5 për qind.
Rritja e ndjeshme e numrit të turistëve ka bërë që pesha e hyrjeve nga Kosova të rritet në raport me totalin. Në vitin 2019 turistët nga Kosova ishin sa 35 për qind e totalit, ndërsa në vitin 2021, 46 për qind, pra thuajse sa gjysma e hyrjeve. Nëse Kosova do të kishte pasur të njëjtat numra si në vitin 2019, atëherë rënia e vitit 2021 në raport me 2019 do të ishte 17 për qind.
Në total në vend gjatë vitit 2021 hynë rreth 5.7 milionë turistë, apo 11.2 për qind më pak sesa viti 2019. Përveç Kosovës që ishte me rritje pjesa tjetër e grupeve të turistëve ishin me rënie ku më e theksuar kjo ishte me Greqinë me 54 për qind më pak sesa në vitin 2019. Kjo lidhet me faktin se Greqia aplikoi masa kufizuese shumë më të forta sesa pjesa tjetër e vendeve. Me Italinë rënia ishte 24 për qind, me SHBA 20 për qind me Poloninë 15.2 për qind, me Gjermaninë 28 për qind dhe me Spanjën e Anglinë respektivisht 54 për qind dhe 33 për qind.
Nga një analizë e shifrave rezulton se nga gjithë shtetet e tjera kanë ardhur një milion turistë më pak, ndërsa nga Kosova 400 mijë më shumë në raport me 2019.
Shifrat e lëvizjeve në krahasim me 2020
INSTAT raportoi se numri i shtetasve shqiptarë dhe të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar, në muajin dhjetor 2021, është 667.432 dhe krahasuar me Dhjetor 2020, ky tregues rezulton me rritje 50,7 %. Në dhjetor 2021, numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 267.409, krahasuar me dhjetor 2020, ky numër është rritur me 47,9 %.
“Numri i shtetasve të huaj të hyrë në Shqipëri gjatë vitit 2021 është 5.688.649, duke u rritur me 2,1 herë, në krahasim me vitin 2020. Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga Shqipëria në vitin 2021, është 4.190.786, duke u rritur 44,2 %, krahasuar me vitin e mëparshëm (tab1).
Gjatë vitit 2021, nga vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Polonia ka pasur rritjen më të madhe me 4,6 herë, Spanja me 4,5 herë dhe SHBA me 3,9 herë, krahasuar me vitin 2020” thuhet në publikim.
Nga ana tjetër daljet e shtetasve shqiptarë nga territori i Shqipërisë gjatë muajit dhjetor 2021 janë 342.909. Krahasuar me dhjetor 2020, ky numër është rritur 59,0 %. Daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë gjatë muajit dhjetor 2021, janë 279.987. Krahasuar me dhjetor 2020, ky numër është rritur 79,5 %.
“Daljet e shtetasve shqiptarë nga territori i Shqipërisë gjatë muajit dhjetor 2021 janë 342.909. Krahasuar me dhjetor 2020, ky numër është rritur 59,0 %. Daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë gjatë muajit dhjetor 2021, janë 279.987. Krahasuar me dhjetor 2020, ky numër është rritur 79,5 %”nënvizon INSTAT. /Monitor

E-Diaspora
-
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën Studentët e Gess Who! – Unionit për Shkenca Humane, Sociale, dhe Politike në ETH Zürich, u... -
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Parlamenti mund të vendosë për ndalimin e simboleve naziste Veç kryqit të thyer do të ndalohen edhe përshëndetja e Hitlerit dhe simbolet e modifikuara, siç... -
Cyrihu do të vazhdojë të kufizojë ndihmën sociale për refugjatët ukrainas -
Stuhi të forta sjellin breshër dhe bubullima në Zvicër -
Influencuesi lirohet nga akuzat për nxitje të urrejtjes ndaj të huajve -
Stuhia goditi masivisht Cyrihun, raportohet për dëme materiale












