Kosova
SHBA dhe BE, në përpjekje për ripërtëritjen e bisedimeve Kosovë – Serbi
I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe i dërguari evropian për bisedimet Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, pasditen e së hënës fillojnë në Prishtinë takimet me udhëheqësit e Kosovës, në kuadër të vizitës në rajon, gjatë së cilës do të qëndrojnë edhe në Beograd, në një përpjekje për të ripërtërirë bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja palëve.
Në vizitën e parë të përbashkët, ata do të përpiqen të sigurojnë një takim të nivelit politik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Takimi i fundit ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, është mbajtur në korrik të vitit 2021 pa ndonjë përparim dhe qëndrimet tërësisht të kundërta të palëve detyruan Bashkimin Evropian të heqë dorë në fund të vitit të kaluar nga përpjekjet për një takim të ri.
Mospajtimet më të thella kanë të bëjnë me asociacionin e komunave me shumicë serbe, meqë Beogradi ngul këmbë që kjo është çështja kryesore, ndërsa Prishtina kërkon që çështje të tjera më të ngutshme, si ndriçimi i fatit të personave të zhdukur, të hidhen në tryezë.
Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian u kanë bërë thirrje Kosovës dhe Serbisë që të zbatojnë marrëveshjet e arritura deri tani në Bruksel, ndërsa sa i përket asociacionit, Shtetet e Bashkuara kanë theksuar se ai “është vendim sovran që duhet ta marrë Qeveria e Kosovës” dhe se “ka modele të cilat mund të funksionojnë” dhe kanë inkurajuar Qeverinë e Kosovës që t’i shqyrtojë ato. Por, askush nga zyrtarët amerikanë nuk ka saktësuar se për çfarë modelesh bëhet fjalë, duke nxitur opinione të ndryshme se si mund të duket ai.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha të hënën se “propozimet që po përfliten, kinse autonomi të zgjeruar apo ndonjë lloj asociacioni me kompetenca ekzekutive, asnjëherë nuk i janë prezantuar palës sonë, pra institucioneve të Republikës së Kosovës. Ajo që është problem i madh, është që, kanë qenë përfaqësuesit e Republikës së Kosovës ata të cilët kanë nënshkruar marrëveshje të dëmshme të cilat Asociacionit të komunave serbe i kanë dhënë kompetenca ekzekutive. Pra duhet ta themi një realitet që është që është e zeza në të bardhën, është letra e nënshkruar nga ish kryeministrat e Kosovës dhe përgjegjësia duhet të merret si e tillë dhe rrjedhimisht këto tendencat që të gjuhet përgjegjësia tek komuniteti ndërkombëtar dhe të fshihen prapa komunitetit ndërkombëtar nuk i bëjnë nder Kosovës”, tha ajo.
Kosova dhe Serbia janë përfshirë në bisedime të lehtësuara nga Bashkimi Evropian që nga viti 2011 për arritjen e një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve, që është kusht për përparimin e tyre drejt integrimeve evropiane.
Serbia, e cila kundërshton pavarësinë e Kosovës, ka hapur disa kapituj të negociatave për anëtarësim në BE, ndërsa Kosova vazhdon të mbetet e fundit në proceset integruese./VOA
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot













