Kosova

Përfundon votimi me postë, LVV merr 60 mijë vota

Sipas rezultateve, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 60.003 vota apo 72.94%

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar të mërkurën se në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve është përmbyllur numërimi i votave me postë në zgjedhjet e 7 qershorit.

Sipas rezultateve, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 60.003 vota apo 72.94%, e dyta Lidhja Demokratike e Kosovës me 9.881 vota apo 12.01%, Partia Demokratike e Kosovës me 6.758 vota apo 8.21% dhe Aleanca me 3.444 vota apo 4.19%.

Procesi i votimit me postë nisi mbrëmjen e së premtes, 12 qershor, transmeton albinfo.ch.

Numri i të regjistruarve ishte rreth 105 mijë. 82.809 pako të supozuar me fletëvotime u aprovuan.

https://resultsparliamentary2026.kqz-ks.org/crc