Kosova
Prishtinë, vdes 14-vjeçari pas therjes me thikë
Një 14-vjeçar ka humbur jetën sot në Prishtinë, pas lëndimeve që ka marrë nga therja me thikë.
Rasti ka ndodhur në lagjen “Kodra e Trimave”, rreth orës 07:30.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 07:30 kemi pranuar informatën për një rast vrasjeje, në rrugën ‘Fahri Fazliu’ në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore.
Bazuar në të dhënat fillestare, personi i cili dyshohet se ka marrë lëndime të rënda nga një mjet i mprehët (thikë) dhe i njëjti është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare (QMF), ku dhe është konstatuar vdekja e tij”, tha ajo.
Ahmeti theksoi se vdekjen e viktimës R.H. mashkull 14 vjeç, e ka konstatuar ekipi mjekësor në QMF, ndërsa hetuesit policorë kanë nisur një hetim për sqarimin e të gjitha rrethanave që lidhen me rastin.
E-Diaspora
-
Remitencat drejt Kosovës arrijnë 1.4 miliardë euro në vitin 2025, Gjermania dhe Zvicra kryesojnë Remitencat e dërguara nga diaspora vazhdojnë të mbeten një ndër burimet kryesore të të hyrave për... -
Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër uron Fitër Bajramin -
Vjenë
Tragjedia në Vjenë: Mes viktimave edhe një punëtor nga Novi Pazari -
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut
Jeta në Zvicër
-
Linja e re e trenit të natës Cyrih–Bruksel nis në shtator Nga 9 shtatori, Cyrihu do të lidhet me një linjë të re treni nate drejt Brukselit,... -
Rreziku nga erërat e forta në teleferikë: Çfarë tregoi aksidenti në Engelberg -
Gjeneva ndalon veshjet mbuluese si burka në pishinat publike -
Një në katër të rinj në Zvicër rritet me të afërm që vuajnë nga çrregullimet mendore -
Udhëtarët e huaj në tranzit do të duhet të paguajnë në të ardhmen











