Shqipëria
Shqipëria, ndër 10 vendet më të korruptuara në botë
Sipas indeksit të lumturisë
Shqipëria renditet ndër 10 vendet më të korruptuara në botë, sipas perceptimit të qytetarëve të saj, përcjell albinfo.ch.
Referuar një nga gjashtë variablat e Indeksit të Lumturisë 2022, të publikuar pak ditë më parë nga OKB, është dhe perceptimi për korrupsionin, që matet nga sondazhet me qytetarët për dy pyetje:
“A është korrupsioni i përhapur në qeveri apo jo?” dhe
“A është korrupsioni i përhapur te bizneset?”
Thuhet se për periudhën 2019-2021, Shqipëria ka një pikëzim për këtë tregues prej 0.03, duke u renditur e 9-a në botë.
Ndërkohë, qytetarët e Ballkanit në përgjithësi mendojnë se korrupsioni është i përhapur. Bosnjë e Hercegovina është e dyta në botë, pas Afganistanit. Shtete të tjera të rajonit, qytetarët e të cilëve mendojnë që korrupsioni është i lartë, janë Rumania e Bullgaria.
Në listë është Maqedonia e Veriut dhe më pas Kosova. Të dy këto shtete të fundit në renditjen e mëparshme ishin pozicionuar më keq sesa Shqipëria.
Shteti, që perceptohet nga qytetarët e vet si më pak i korruptuari në botë vijon të jetë Singapori.
Në listën e më pak të korruptuarave janë dhe vendet nordike, Danimarka, Finlanda, Suedia, Norvegjia. Suedia dhe Zelanda e Re, të cilat vlerësohen nga qytetarët e tyre si më pak të korruptuara.
Perceptimi i lartë që kanë qytetarët dhe bizneset shqiptare për korrupsionit është një nga treguesit që na penalizon në indeksin e lumturisë. Ky indeks e rendit Shqipërinë të parafundit në Europë.
Shqipëria renditej në vendin e 90, nga 146 shtete gjithsej, ndërsa nga shtetet e Europës lë pas Turqinë, që është në vendin e 112.
Raporti i Lumturisë është i bazuar në një anketë vjetore, ku pyeten rreth 1000 individë në rreth 150 vende të botës, të cilëve iu kërkohet që të rendisin, nga 1 në 10, për të parë nëse janë duke jetuar mirë apo jo. (Shqipëria ka marrë këtë vit 5.199 pikë).
Treguesit në të cilët bazohet indeksi marrin për bazë të ardhurat për frymë, pritshmërinë për një jetë të shëndetshme, mbështetjen nga miqtë dhe të afërmit, të dhënat për bamirësi, liria për të bërë zgjedhje në jetë dhe nivelet e perceptuara të korrupsionit.
Studiuesit kanë përdorur gjashtë tregues për të kuptuar rezultatet: Prodhimin e Brendshëm Bruto për frymë, pritshmërinë për një jetë të shëndetshme në lindje, mbështetjen nga miqtë dhe të afërmit, bamirësinë, lirinë për të bërë zgjedhje në jetë dhe nivelet e perceptuara të korrupsionit, shkruan monitor.
Në kontrast nga shqiptarët e Shqipërisë, shqiptarët e Kosovës renditen populli më i lumtur në rajon dhe ndër më të lumturit në botë, duke u renditur në vendin e 32-të, pothuajse njësoj sa italianët e spanjollët.

Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën Studentët e Gess Who! – Unionit për Shkenca Humane, Sociale, dhe Politike në ETH Zürich, u... -
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Parlamenti mund të vendosë për ndalimin e simboleve naziste Veç kryqit të thyer do të ndalohen edhe përshëndetja e Hitlerit dhe simbolet e modifikuara, siç... -
Cyrihu do të vazhdojë të kufizojë ndihmën sociale për refugjatët ukrainas -
Stuhi të forta sjellin breshër dhe bubullima në Zvicër -
Influencuesi lirohet nga akuzat për nxitje të urrejtjes ndaj të huajve -
Stuhia goditi masivisht Cyrihun, raportohet për dëme materiale













