Kosova
Gjermani: Nga sot njihen patentëshoferët e Kosovës e Shqipërisë
Ky vendim u mundëson qytetarëve nga Kosova e Shqipëria që jetojnë në Gjermani që të konvertojnë lejet e vozitjes dhe të mos kenë nevojë të bëjnë provime shtesë.
Qysh prej sot në Gjermani njihen patentëshoferët e Kosovës e të Shqipërisë, venrim ky i marrë javë më parë nga autoritetet shtetërore gjermane, njofton Albinfo.ch.
Por, për të përfituar nga ky vendim ekzistojnë disa kritere, të cilat i sjellim në vijim të përmbledhura nga DW.
Parimi i vendbanimit të rregullt
Rregullorja mundëson njohjen e pothuajse të gjitha kategorive të patentave nga Kosova dhe Shqipëria në Gjermani. Rregullorja e re vlen vetëm për personat që kanë një vendbanim të rregullt në Gjermani dhe që e kanë bërë patentën përpara se të vinin këtu.
Kjo do të thotë se kush ka ardhur pa patentë dhe e ka vendbanimin e rregullt në Gjermani, nuk mund të shkojë për pushime në Kosovë ose Shqipëri dhe të bëjë aty patentën. Ky fenomen, që në Gjermani njihet nën termin “turizëm patentash”, është i ndaluar.
Por çfarë do të thotë vendbanim i rregullt?
Kjo përcaktohet nga koha e qëndrimit në një vend brenda një viti, nga i ashtuquajturi “rregulli i 185 ditëve”: Sipas rregullit të 185 ditëve, vendi i banimit të rregullt është vendi ku banon së paku 185 ditë në vit. Nëse një migrant rezident në Gjermani dëshiron të bëjë patentën në Shqipëri ose Kosovë ai duhet t’u dëshmojë organeve gjermane se ka banuar së paku 185 ditë në vendin ku ka bërë patentën.
Cilat patenta njihen pa provime?
Sipas draftit të dorëzuar në fund të dhjetorit në Këshilin Federal dhe të cilin e ka redaksia e Deutsche Welle-s, qeveria gjermane propozon njohjen e patentave nga Shqipëria pa provime në teori dhe praktike për pothuajse të gjitha kategoritë:
A1, A2, A, B, BE, C1, C1E, C, CE, D1, D1E, D dhe DE.
Vetëm për patentat nga Shqipëria që i përkasin kategorisë AM për konvertimin do të kërkohet një provim praktik.
Për lejet e drejtimit nga Kosova është parashikuar konvertimi pa provime shtesë në këto kategori: AM, A1, A2, A, B, BE, C1, C1E, C, CE, D1, D1E, D dhe DE.
E-Diaspora
-
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën Studentët e Gess Who! – Unionit për Shkenca Humane, Sociale, dhe Politike në ETH Zürich, u... -
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi
Jeta në Zvicër
-
Stuhia goditi masivisht Cyrihun, raportohet për dëme materiale Një stuhi e madhe e ka goditur Cyrihun pasditen e sotme duke shkaktuar dëme të konsiderueshme... -
Populli do të votojë në një referendum për pagat minimale kantonale -
Ku lejohet larja në shatërvanë në Zvicër? -
TVSH-ja do të rritet për të financuar pagesën e 13-të të pensionit zviceran -
Qeveria zvicerane dëshiron të forcojë furnizimin me ilaçe










