Lajme
Zvicër: Qeveria do të “rishpërndajë” refugjatët ukrainas
Që nga fillimi i luftës, shumë njerëz që ikën nga Ukraina kanë qëndruar te të afërmit ose miqtë në Zvicër. Deri më tani, Sekretariati Shtetëror për Migrim (SEM) i ndante këta njerëz në kantonet ku gjenin strehim, njofton albinfo.ch.
Megjithatë, ky sistem rezultoi që disa kantone të kishin një numër joproporcional të lartë (në raport me popullsinë lokale) të refugjatëve. Për t’i rishpërndarë ato në mënyrë më të barabartë, qeveria do të ndajë të ardhurit e rinj në kantonet, të cilat deri më tani kanë pranuar proporcionalisht më pak refugjatë se sa ato me volum të lartë. Ky sistem do të zbatohet edhe nëse të ardhurit ukrainas kanë banesa familjare dhe të garantuara në kantone të tjera.
Arsyeja për këtë lëvizje, thanë autoritetet, është se disa kantone jo vetëm që duhet të strehojnë më shumë njerëz dhe të regjistrojnë më shumë fëmijë në shkollat lokale, “por ata gjithashtu duhet të marrin më shumë asistencë sociale për të siguruar jetesën e këtyre njerëzve dhe për të ofruar më shumë shërbime mbikëqyrjeje“.
Me përjashtim të rasteve të veçanta (të përcaktuara nga autoritetet), refugjatët nuk do të kenë fjalë në lidhje me kantonin në të cilin do të ndahen. Ky është një kusht i vendosur nga qeveria për marrjen e ndihmës publike.
Sistemi i ri i alokimit do të fillojë të hënën dhe do të vazhdojë derisa të arrihet një shpërndarje më proporcionale. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta














