Lajme
Dobitë e trangujve për shëndetin
Trangujt kanë dobi të shumta dhe dy më të mirat janë që është me pak kalori dhe me shumë materie ushqyese. Për vetëm 70 kalori në 100 gram, trangulli nuk përmban vetëm vitamina, por edhe elektrolite, minerale e gjithashtu edhe phytonutrient.
Përmbajtja ushqyese
Trangujt përmbajnë: fosfor, vitamina A, C, E (alpha tocoherol), B6, B12, kolin, betain, dhe vitamina K; acid folik, riboflavin, timin, pirodoksin, acid pantothenic, niacin, sodium, selen, fluror, potas, zink, hekur, kalcium, magnez, fosfor, manganese, lutein, zeaxanthin, karotine, criptoxanthin, acide yndyrore omega 3 dhe 6, dhe vetëm 17 gram karbohidrate.
Trangulli gjithashtu vepron si diarutik natyral për të ndihmuar dhe përmirësuar shëndetin e traktit urinar e gjithashtu ndihmon në shkrirjen e gurëve në veshkë. Një enzimë nga kastraveci ndihmon trupin tuaj të zbërthej proteinat në mënyrë që më lehtë të treten, dhe silikoni dhe sulfuri që gjenden në tranguj ndihmojnë në stimulimin e rritjes së flokëve.
Dobitë shëndetësore
Nuk përmban kolesterine apo yndyra të ngopura të çfarëdo lloji, por i ofron trupit tuaj fibër të shëndetshme që është e dobishme për këdo që vuan nga kapsllëku. Përveç fibrës, vetëm lëkura e trangullit është e përbërë nga shumë minerale të ndryshme duke përfshirë këtu edhe magnezin, silica, molzbdenum dhe potas. Trangujt gjithashtu përmbajnë sasi të mirë vitaminës K, e cila ndihmon në forcimin e masës së eshtrave dhe përbërës antioksidues me dobi kundër plakjes.
Përbërësit alkalin që gjenden në lëngun e trangullit ndihmon në rregullimin e PH-së së gjakut dhe në neutralizimin e acidit në trupin tuaj. Pra, trangulli është i dobishëm për këdo që ka probleme me tretje. Mineralet dhe përbërja me sodium që gjendet në tranguj mund të ndihmoj në normalizimin e shtypjes së gjakut.
Silica në tranguj i ndihmon trupit të njeriut në ndërtimin e indeve lidhëse të shëndetshme. Lëngu i trangujve ndihmon në uljen e temperaturës ndërsa vitaminat dhe mineralet ushqyese të trangujve ndihmojnë në lehtësimin e dhimbjeve të nyjeve.
Për shkak se trangulli përmban elektrolite që i duhen trupit tuaj, të hash më shumë kastravec të ndihmon të hidratosh qelizat dhe të lehtësosh mbajtjen e ujit.
Antioksiduesit dhe vitamina C dhe A në tranguj e bëjnë një ushqim të shkëlqyeshëm për psoriasin dhe gjendjet tjera të lëkurës. Vitaminat, karbohidratet dhe materiet ushqyese të shumta që gjenden në tranguj janë burim shumë i mirë natyral për të shtuar energjinë atëherë kur ndihesh i lodhur.
E-Diaspora
-
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër Ai tashmë po vuan një dënim me burgim të përjetshëm për tentativë vrasjeje. Tani, personi 43-vjeçar... -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare -
Kush është shqiptari që ishte pjesë e triumfit të Spanjës në Botërorin 2026? -
Pritje deri në 90 minuta në Dheu i Bardhë, rritet fluksi në pikat kufitare të Kosovës -
Zvicër
Hekuran Bytyçi doktoron në Zvicër dhe merr pozitë udhëheqëse në kardiologji
Jeta në Zvicër
-
Çmimet e benzinës rriten sërish në kulmin e sezonit të pushimeve Rritja e çmimeve të karburanteve ka ardhur në një moment të pafavorshëm, pikërisht kur shumë pushues... -
Zvicër: Kritika për burokracinë ndaj klubeve të vogla -
Novartis: Rënie prej 16 % e të ardhurave neto -
Punëtori kosovar i sigurimit përfshihet në një përleshje në burgun zviceran: 15 muaj burg -
Gjysmëvjetori i Swatch-it: Rritet shitja, ulet fitimi













