Shqipëria
Zelensky i drejtohet sot Parlamentit të Shqipërisë
Mësohet se presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, do t’i drejtohet Kuvendit të Shqipërisë më 3 maj, përmes video-lidhjes.
Lajmi është bërë i ditur ditë më parë nga kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla, e cila ka nxjerrë urdhrin për mbledhjen e seancës së posaçme të Kuvendit më 3 maj.
Thuhet se ai do t’i drejtohet Shqipërisë në vazhdën e adresimeve që ai ka bërë – nga fillimi i luftës, nëpër parlamente të vendeve evropiane dhe vendeve të tjera aleate, të cilat e kanë përkrahur vendin e tij në përballjen me pushtimin rus, të nisur më 24 shkurt.
Duhet theksuar se Shqipëria është rreshtuar me Bashkimin Evropian dhe NATO-n në mbështetjen e Ukrainës, duke bashkëvepruar me aleatët në vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë dhe duke kontribuar në koordinimin politik në NATO dhe Këshillin e Sigurimit të OKB-së për ta dënuar pushtimin rus.
Autoritetet shqiptare gjithashtu kanë përkrahur rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së që dënon sulmin rus në Ukrainë dhe së fundi kanë nisur iniciativë për dokumentimin dhe hetimin e krimeve të luftës përmes OKB-së në këtë konflikt.
Adresimi në Kuvendin e Shqipërisë i presidentit të Ukrainës pason një telefonatë që Zelensky i ka bërë kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në javët e para të luftës në Ukrainë për t’iu falënderuar këtij të fundit për përkrahjen dhe kontributin e Shqipërisë ndaj Ukrainës.
E-Diaspora
-
KQZ miraton listën e Qendrave të Votimit në përfaqësitë diplomatike Votimi fizik më 6 qershor do të organizohet në 48 përfaqësi diplomatike me 70 vendvotime, ndërsa... -
“Ta thyejmë heshtjen” – në Gjenevë mbahet një mbrëmje diskutimi për dhunën në familje -
ADN-ja shqiptare në mërgatë: një festë identiteti, kujtese dhe përgjegjësie kombëtare -
Të rinjtë shqiptarë nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja sjellin traditën në një skenë të përbashkët -
Cyrih: Promovohet libri “Arti konceptual në Kosovë, 2000 – 2025”
Jeta në Zvicër
-
Sektori i kujdesit në Zvicër: punë e kënaqshme, por me pak kohë për jetën private Sipas studimit, kushtet strukturore në sektor nuk janë gjithmonë të favorshme, dhe shumë punonjës theksojnë se... -
Zviceranët ndihen më pak të sigurt kur udhëtojnë jashtë vendit -
Rritet inflacioni në Zvicër -
Fitnesi në Zvicër: një në pesë të rritur me abonim në palestër -
Rruga mbi kalimin Gotthard hapet këtë të premte pas mbylljes dimërore














