Tematike
Për shkak të vjedhësve, Migrosi vendos “gardhin” te zona me vetëskanim
Në filialet e Migrosit në Cyrih ka gjithnjë e më shumë pengesa në pjesën me vetëpagesë: Tani e tutje nuk mund të dilet prej aty pa treguar faturën
Ata që për blerjet në degët e Migrosit në Cyrih përdorin zonën e arkave me vetë-shërbim shpesh duhet që pas kësaj të tregojnë faturën. Në mënyrë që të mund të kryeni blerjen me sukses, duhet të skanohet kodi QR në faturë – përndryshe një pengesë do të bllokojë daljen nga zona e vetëpagesës.
Pesë për qind e filialave në kanton tani janë të pajisura me barriera shtesë. Ato janë krijuar, thjesht, për të kapur hajdutët.
Në Migros thonë se barrierat do të përdoren “në interes të parandalimit dhe për të kufizuar qartë zonën e arkave”, transmeton albinfo.ch. Barrierat, sipas Migrosit kanë gjetur pranim të madh.
Megjithatë, nuk është e qartë nëse ato e përmbushin qëllimin e tyre. Vetë Migrosi nuk jep ndonjë informacion nëse ato janë efektive, Siç raportojnë gazetat nga “CH Media”.
Nisur nga një truk për të cilin është folur shumë ditët e fundit, vështirë se do të kenë ndonjë dobi nga e gjithë kjo: në Aargau, për shembull, ka pasur një shtim të pazakontë mashtrimesh në Migros.
Autorët skanojnë blerjet e tyre në sportelin e vetë-arkëtimit, por i fshijnë sërish produktet – ndërsa i marrin ato sërish, pa paguar për to, transmeton albinfo.ch. Në raste të tilla, barriera në dalje nuk do të kishte asnjë dobi, pasi mashtruesit largohen nga dyqani, duke pasur faturën me vete.
Barrierat në dalje, janë ende të reja në Migros por kompania Lidl i ka përdorur ato prej kohësh, përcjell albinfo.ch. Sistemi i tillë i kontrollit përdoret në 90 filialet me arka të vetë-shërbimit dhe, deri më tani, me eksperienca të mira, thonë në Lidl.
Ndërsa COOP-i nuk ka plane në këtë drejtim.
E-Diaspora
-
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri Bregdeti shqiptar mbushet me pushues, mijëra kosovarë kalojnë Morinën... -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka -
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën
Jeta në Zvicër
-
Liqenet Zvicerane: Ku është transporti më i lirë Vera josh liqenet zvicerane. Ato janë ideale për një shëtitje familjare me anije. Por çmimet për... -
Vala e të nxehtit do të përkeqësohet të hënën në Zvicër -
Shumë nxehtë për të punuar ose për të fjetur: Cilat janë të drejtat tuaja në Zvicër -
Media zvicerane: Pse Prishtina po përjeton një “bum” ndërtimesh -
Valais synon të lejojë vrasjen e rrëqebujve, për herë të parë në Zvicër













