Kosova
E bukura e Diasporës, “pushton” skenat e “Miss Universe Albania & Kosova”
Modelja shqiptare nga Zvicra, Edona Aliu, mahnitëse në paraqitjen e saj në “Miss Universe Albania & Kosova”.
Edona Aliu është një vajzë shqiptare, entuziaste, e bukur dhe modeste.
Ajo po bënë shumë “zhurmë” në Shqipëri dhe Kosovë. Madje po komentohet si vajza më delikate dhe karizmatike në elegancën e saj dhe stilin e veshjes, shkruan albinfo.ch.
Ajo është në garë për të “rrëmbyer” kurorën e më të bukurës shqiptare nga Kosova dhe Shqipëria.
Edona është kualifikuar në finale dhe sot, më 10 qershor 2022, është nata ku do të dorëzohet kurora e më të bukurës shqiptare “Miss Universe Albania & Kosova”.
Ajo është 26-vjeçare, e lindur dhe e rritur në Zvicër, por me dashuri të madhe për Kosovën.
Sharmi dhe delikatesa e saj e bëjnë të shquhet nga modelet e tjera që po konkurrojnë në “Miss Universe Albania & Kosova”.
Së shpejti intervistën e plotë me Edona Aliun mund ta lexoni në numrin më të ri të revistës Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Berlin
Rinia shqiptare në Berlin organizon për herë të parë Albanian Film Festival Të rinj shqiptarë në Berlin, me vetëiniciativë dhe punë vullnetare, kanë sjellë për herë të parë... -
Londër
Lea Ypi prezanton librin “Indignity” në LSE Library -
Siparantum Choir nga Kosova dhe ARTyn Choir nga Lituania në koncert të përbashkët në Pejë -
Berlin
“Defi i Syriganës” ekspozita e Petrit Halilajt sjell artin bashkëkohor me elemente folklorike shqiptare në Berlin -
Kërkohet 13-vjeçari Eduart Arifi në Radolfzell të Gjermanisë
Jeta në Zvicër
-
Prilli 2026 në Zvicër ndër më të nxehtit në histori Muaji prill i vitit 2026 është renditur ndër më të nxehtit e regjistruar ndonjëherë në Zvicër,... -
Rreziku për mungesë karburanti në Zvicër “shumë i lartë” – paralajmërim për verën -
Banorët në Zvicrën frankofone po humbin shtëpitë -
IKEA kritikohet për çmimet: konsumatorët paguanin më shumë se sa prisnin -
Zvicra nuk është e detyruar të ndajë rezervat e saj të karburantit me fqinjët e saj evropianë
















