Lajme
Ascona, një qytet simpatik që të lë shumë shije
Ascona një vend i bukur në jug të Zvicrës.
Ascona është një qytet në Zvicrën jugore në kantonin Ticino, në Zvicër, shkruan albinfo.ch.
Ky qytet është i njohur për arkitekturën e tij të stilit mesdhetar dhe shëtitoren e mbushur me kafene.
Ascona zotëron një pamje piktoresk, gurët e saj ndeshen me ujin e liqenit që ofrojnë pamje të veçantë, pranë ndërtesave të vjetra me një atmosferë italiane.
Ky vend ka butikë mode, galeri, dyqane suveniresh e po ashtu kafene të shumta që ofrojnë ushqime dhe pije të ndryshme.
Qyteti i vjetër është i ruajtur mirë, me ndërtesa që datojnë nga mesjeta që sipas historisë thuhet se datojnë që nga shekulli i 18-të.
Ascona është e famshme edhe për klimën e saj të butë, ofron udhëtime me varkë në liqenin Maggiore, ka shumë mundësi për ekskursione, shëtitje dhe çiklizëm në peizazhet e bukura të saj.
I zhytur me qetësinë që të ofron ky vend, shihet edhe një ishull i quajtur Brissago (italisht: Isole di Brissago) i vendosur në pjesën e liqenit Maggiore. Pamja e këtij ishulli të mahnitë, mes ujit të liqenit. Thuhet se aty është një restorant që ofron ushqime për vizitorët. /Albinfo.ch











E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot Çmimet e qumështit në Zvicër do të bien nga shkurti. Kriteret për dhurimin e gjakut do... -
Numri i të vdekurve nga zjarri në Crans-Montana shkon në 41 -
Vendet e lira të punës në banka fillojnë të rriten përsëri në janar -
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër -
A është skijimi tani shumë ekskluziv?












