Lajme
Zvicër: Ekspertët shëndetësorë rekomandojnë vaksinën përforcuese kundër Covid
Autoritetet shëndetësore zvicerane u kanë bërë thirrje personave mbi 80 vjeç që të përditësojnë vaksinimin e tyre kundër virusit Covid-19, transmeton albinfo.ch.
Një komision këshillimor qeveritar dhe Zyra Federale e Shëndetit Publik lëshuan një rekomandim, duke u kërkuar gjithashtu njerëzve me një sistem imunitar të dobësuar që të kenë një vaksinim të mëtejshme përforcuese.
Ata shtuan se rekomandimi i vaksinimit do të shtrihet në vjeshtë për të mbuluar gjithë popullatën.
Christoph Berger, president i Komisionit Federal të Vaksinimit, tha në një konferencë shtypi të martën se qëllimi ishte të sigurohet vaksinimi përforcues në momentin e duhur. Ai tha se nuk kishte kuptim të vaksinoheshin njerëzit në gusht për t’i mbrojtur ata nga një valë e re infeksionesh në dhjetor.
Rreth 70% e popullsisë zvicerane janë vaksinuar plotësisht kundër virusit. Rreth 44% kanë pasur gjithashtu një goditje përforcuese, transmeton tutje albinfo.ch.
E-Diaspora
-
SHBA
Astronomja nga Kosova, Pranvera Hyseni, fiton çmim prestigjioz në SHBA Vlerësimi “Stephen E. Dwornik” në fushën e astronomisë planetare e rendit studiuesen shqiptare mes emrave premtues... -
Itali
Vdes shqiptari në Itali, dyshohet se u hodh vetë para trenit -
Remitencat drejt Kosovës arrijnë 1.4 miliardë euro në vitin 2025, Gjermania dhe Zvicra kryesojnë -
Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër uron Fitër Bajramin -
Vjenë
Tragjedia në Vjenë: Mes viktimave edhe një punëtor nga Novi Pazari
Jeta në Zvicër
-
Revolucioni diellor evropian nisi në Zvicër? Projekti TISO (Ticino Solare), pionieri evropian i energjisë diellore që ndryshoi historinë... -
Stacioni më i lartë kërkimor në Evropë ndodhet në Zvicër? -
Linja e re e trenit të natës Cyrih–Bruksel nis në shtator -
Rreziku nga erërat e forta në teleferikë: Çfarë tregoi aksidenti në Engelberg -
Gjeneva ndalon veshjet mbuluese si burka në pishinat publike












