Lajme
Prova të reja për origjinën e Covid-19
Dy studime të rishikuara nga studiuesit dhe të publikuara të martën rishqyrtuan informacionin nga shpërthimi fillestar në qytetin kinez.
Shkencëtarët kanë deklaruar se kanë “prova bindëse” që tregu Huanan i ushqimeve të detit dhe kafshëve të egra në Wuhan ishte epiqendra e shpërthimit të Covid-19.
Një nga studimet tregon se rastet më të hershme të njohura u grumbulluan rreth atij tregu, ndërsa studimi i dytë përdor informacionin gjenetik për të gjurmuar kohën e shpërthimit.
Ai tregon se ka pasur dy variante të futura te njerëzit në nëntor ose në fillim të dhjetorit 2019.
Të dy studimet tregojnë se kjo provë paraqet një pamje që Sars-Cov-2 ishte i pranishëm në gjitarët e gjallë që u shitën në tregun Huanan në fund të vitit 2019. Ata thonë se u transmetua te njerëzit që punonin ose bënin pazar atje në dy “rrethana të ndara”, ku një njeri u infektua me virusin nga një kafshë.
Një nga studiuesit e përfshirë, virologu David Robertson nga Universiteti i Glasgoë, i tha BBC News se ai shpresonte se studimet do të “korrigjonin të dhënat e rreme se virusi erdhi nga një laborator”.
Dy vjet përpjekje shkencore për të kuptuar virusin që shkakton Covid-19 u kanë dhënë këtyre studiuesve një perspektivë më të informuar.
Kjo u ka mundësuar atyre të adresojnë një enigmë kryesore në të dhënat më të hershme të pacientëve. Që nga qindra njerëz që u shtruan në spital me Covid-19 në Wuhan, vetëm rreth 50 kishin një lidhje të drejtpërdrejtë dhe të gjurmueshme me tregun.
Ky hulumtim i hartës së rasteve të Covid-19 zbuloi se një përqindje e madhe e pacientëve të hershëm, pa lidhje të njohur me tregun, që do të thotë se ata as nuk punonin dhe as nuk bënin pazar atje, rezultuan se jetonin pranë tij.
Kjo mbështet idenë se tregu ishte epiqendra e epidemisë, tha Prof Michael Worobey, autori kryesor dhe biologu nga Universiteti i Arizonës, me shitësit që u infektuan të parët dhe nisën një “zinxhir infeksionesh midis anëtarëve të komunitetit në zonën përreth”.
E-Diaspora
-
Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar: Ka vrarë një të burgosur tjetër Ai tashmë po vuan një dënim me burgim të përjetshëm për tentativë vrasjeje. Tani, personi 43-vjeçar... -
Mërgimtarët ia mësyjnë Kosovës, rritet fluksi në pikat kufitare -
Kush është shqiptari që ishte pjesë e triumfit të Spanjës në Botërorin 2026? -
Pritje deri në 90 minuta në Dheu i Bardhë, rritet fluksi në pikat kufitare të Kosovës -
Zvicër
Hekuran Bytyçi doktoron në Zvicër dhe merr pozitë udhëheqëse në kardiologji
Jeta në Zvicër
-
Novartis: Rënie prej 16 % e të ardhurave neto Të ardhurat neto arritën në 6.4 miliardë dollarë amerikanë, duke shënuar kështu një rënie prej 16... -
Punëtori kosovar i sigurimit përfshihet në një përleshje në burgun zviceran: 15 muaj burg -
Gjysmëvjetori i Swatch-it: Rritet shitja, ulet fitimi -
Ulje çmimesh te prodhuesi i çokolatës Lindt & Sprüngli -
Elina Duni performoi në edicionin jubilar të Montreux Jazz Festival











