Shqipëria
Sezoni turistik në Shqipëri: Hotelet deri në 600 euro, vilat deri në 1500 euro
Sivjet çmimet e hoteleve në jug të Shqipërisë janë rritur mesatarisht me 30% krahasuar me një vit më parë.
Mund të shkojnë për pushime në Turqi, në Spanjë, Greqi, apo kudo tjetër nëpër botë. Por, bashkatdhetarët zakonisht zgjedhin që t’i kalojnë disa ditë pushimi në bregdetin shqiptar. Ashtu siç e zgjedhin edhe qytetarët e Kosovës.
Jugu i Shqipërisë është i preferuar, por atje ndonëse mund të mos jenë kushtet si në Turqi, Spanjë apo Greqi, çmimet sivjet janë sikur në shtetet e lartpërmendura.
Sivjet çmimet e hoteleve në jug të Shqipërisë janë rritur mesatarisht me 30% krahasuar me një vit më parë. Sezoni turistik i këtij viti ka nisur me çmime fjetje nga 40 euro më i liri deri në 600 euro për natë, raporton Euronews Albania, përcjell Albinfo.ch.
Koston më të lirë për të pushuar në pjesën e detit Jon e gjen në Vlorë.
Për shkak të ofertës së lartë nga numri i madh i hoteleve dhe apartamenteve në bregdetin e qytetit, mund të flesh duke shpenzuar 40 euro në hotele larg bregut dhe deri në 500 euro nëse merr një hotel të mirë buzë detit.
Apartamentet në Vlorë kushtojnë nga 50 deri në 300 euro nata.
Vilat shkojnë nga 450 deri në 560 euro nata për muajin gusht.
Çmime të ngjashme me Vlorën ofron edhe qyteti i Sarandës.
Në Sarandë mund të flesh në hotel duke paguar 60 euro për natën, por nëse kërkon hotel me standarde dhe në një zonë të mirë, çmimi shkon 400 euro nata.
Por hotelet më të shtrenjta ndodhen në Dhërmi, Jalë, Himarë, Borsh dhe Qeparo.
Të flesh në kamp kushton 20 deri në 30 euro.
Në hostel 40 deri në 50 euro, ndërsa hotelet nisin nga 70 deri në 600 euro.
Zemra e jugut, plazhet në Dhërmi dhe Himarë, ofrojnë edhe vila dhe apartamente, çmimet e të cilave nisin nga 350 euro në natë deri në 1500 euro.
Me këto çmime jugu mund të krahasohet shumë mirë me vendet më të frekuentuara të bregdetit të Greqisë, siç është Mykonos, apo me Ibizën e Spanjës, Sardenjën e Italisë dhe jugun e Francës./Albinfo.ch
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh” Një rrëfim për identitetin arbëresh dhe për trashëgiminë shqiptare që vazhdon të jetojë prej shekujsh... -
Chair Airlines sqaron kthimin e fluturimit CS602 për në Prishtinë: Nuk pati asnjë rrezik për pasagjerët -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë
Jeta në Zvicër
-
Vritet pacientja në klinikën e rehabilitimit, policia në kërkim të një burri Faido, Ticino: Një burrë është në qendër të hetimit në lidhje me rastin. Autoritetet kanë njoftuar... -
Chair Airlines sqaron kthimin e fluturimit CS602 për në Prishtinë: Nuk pati asnjë rrezik për pasagjerët -
A do të ndikohet furnizimi juaj me ujë nëse thatësira e Zvicrës vazhdon? -
Prokurori në hetimin e zjarrit në Crans-Montana jep dorëheqjen -
Pas 40 vitesh në Zvicër, francezi duhet të largohet













