Kosova
SHBA-ja demonstron mbështetjen për Ballkanin Perëndimor
Raportohet se forca ajrore e Shteteve të Bashkuara njoftoi se dy aeroplanë bombardues Stratofortress të skuadriljes 23 që operojnë në bazën RAF Fairford në Mbretërinë e Bashkuar, do të kryejnë të hënën një fluturim në kuotë të ulët në disa vende të Evropës Juglindore, njoftoi A2News.
Në njoftim bëhet me dije se qëllimi i këtij fluturimi është të demonstrojë përkushtimin e SHBA-së ndaj aleatëve dhe partnerëve të NATO-s të vendosur në Evropën Juglindore.
“Për më tepër, kjo do t’u ofrojë qytetarëve mundësinë për të bërë foto, video dhe për të shijuar aeroplanin që fluturon pranë”, thuhet në njoftim.
Aeroplanët do të fluturojnë mbi ndërtesën e qeverisë së Maqedonisë së Veriut në Shkup, mbi Sheshin Skënderbej Tiranë, dhe pranë brigjeve të Malit të Zi dhe të Dubrovnikut në Kroaci.
Në Tiranë pritet të fluturojë në periudhën mes 14:50 e 15:00.
B-52H Stratofortress është një aeroplan bombardues që mund të fluturojë në distanca të largëta dhe mund të kryejë një sërë misionesh. Bombarduesi është i aftë të fluturojë me shpejtësi të lartë dhe në lartësi deri në 15.166 metra. Ai mund të transportojë armë bërthamore si dhe raketa të llojeve të ndryshme me precizitet të lartë. /A2
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot













