Shqipëria
Rama për Die Presse: Presidenti Vuçiq nuk do t’u mbijetonte politikisht sanksioneve kundër Rusisë
Ai mirëkupton Serbinë derisa ngrit shqetësime për ndikimin rus në Ballkan
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një intervistë për gazetën e njohur austriake ”Die Presse” është shprehur i shqetësuar për ndikimin rus në rajon. Megjithatë duke folur për Serbinë, ai kërkon mirëkuptim për mosvendosjen e sanksioneve nga ana e Serbisë.
“Ne duhet të bëjmë gjithçka që mundemi për të mbajtur kërcënimin e mundshëm jashtë Ballkanit. Prandaj, nuk duhet të ushtrohet më presion ndaj Serbisë për të vendosur sanksione ndaj Rusisë”, tha Rama.
Kryeministri shqiptar thekson se pa Rusinë, Serbia nuk mund të mbijetojë.
“Për më tepër, qeveria dhe presidenti Aleksandar Vuçiç nuk do t’i mbijetonin politikisht sanksioneve kundër Rusisë”.
Duke folur për rajonin, Rama theksoi se ky i fundit ka nevojë për lëvizjen e lirë të njerëzve, mallrave dhe shërbimeve ndërmjet vendeve.
“Të gjithë ne në Ballkanin Perëndimor jemi tregje shumë të vogla. Prandaj, izolimi i mëtejshëm është shumë i pafavorshëm ekonomikisht për shtetet tona”.
Sa i takon anëtarësimit në BE, kryeministri shqiptar tha se është shumë e vështirë të parashikohet progresi i mundshëm në bisedimet e pranimit.
“Do të na duhen vite për të bërë rrugëtimin drejt BE-së. Por, qasja konstruktive e BE-së ndaj zgjerimit në Ballkanin Perëndimor është gjithashtu shumë e rëndësishme”, tha ai.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London Partneriteti ndërkombëtar hap mundësi të reja për studentët në Kosovë dhe rajon... -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi -
Reagim: Rasti në Thônex të Zvicrës, alarm për diskriminimin, “heshtja nuk është më opsion” -
Belgjikë
Bujana Ameti rikthehet nga diaspora me projekt të veçantë muzikor në Kosovë -
Stokholm
Filmi shqiptar “Derë e Hapur” shfaqet në Stokholm në kuadër të muajit të Frankofonisë
Jeta në Zvicër
-
Reagim: Rasti në Thônex të Zvicrës, alarm për diskriminimin, “heshtja nuk është më opsion” Rasti i denoncuar në komunën e Thônex, i raportuar nga Blick, ka nxitur reagime të forta... -
“Të gjithë e thërrasin Rexhon” vjen në Cyrih pas një rrugëtimi të suksesshëm nëpër Evropë -
Qeveria Federale planifikon mbrojtjen e të moshuarve nga dhuna -
Këshilli Federal kërkon katër miliardë franga për forcimin e ushtrisë -
Makina godet një grup nxënësish – Mendohet se ka humbur jetën një person













