Lajme
3 shkencëtarë ndajnë Çmimin Nobel për fizikë
Puna e treshes së shkencëtarëve mund të hapë rrugë për një brez të ri kompjuterësh të fuqishëm
Alain Aspect, John F. Clauser dhe Anton Zeilinger kanë fituar Çmimin Nobel në fizikë për vitin 2022, për arritjet e tyre në mekanikën kuantike. Sipas njoftimit të Komitetit organizativ, ata fituan “për eksperimentimin me fotonet e ndërthurura”.
Mekanika kuantike është shkenca që përshkruan natyrën në shkallën më të vogël të saj. Puna e treshes së shkencëtarëve mund të hapë rrugë për një brez të ri kompjuterësh të fuqishëm dhe sisteme komunikimi në distancë, të cilat është e pamundur të thyhen nga hakerët, transmeton cnn, përcjell Albinfo.ch.
Francezi Aspect, amerikani Clauser dhe austriaku Zeilinger, kanë shtjelluar më tej punën e nisur nga John Stewart Bell, teoremat e të cilit ndryshuan kuptimin e mekanikës kuantike në botën shkencore. Të tre shkencëtarët do të ndajnë shpërblimin prej 1 milion dollarësh.
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës









