Lajme
Dezertorët rusë mund të marrin azil në Zvicër
Nëse ka indikacione për një kërcënim për sigurinë, aplikimet do t'i përcillen shërbimit të inteligjencës për rishikim
Mobilizimi rus ka shkaktuar një tronditje të made te shumë rusë: qindra mijëra syresh po ikin jashtë vendit për të shmangur luftën dhe mobilizimin e detyruar.
Autoritetet zvicerane janë duke vëzhguar situatën me kujdes.
Pothuajse 100,000 rusë kanë ikur në Kazakistan që nga njoftimi i mobilizimit, i shpallur javën e kaluar, transmeton albinfo.ch. Kështu të paktën deklarojnë autoritetet kazake, shkruan nzz.ch. Por refugjatët rusë po grumbullohen gjithashtu edhe në Finlandë, me qëllimin që të largohen nga vendi nga frika e luftës.
Vlerësimi i efekteve të gjithë kësaj në vendet e Evropës Qendrore është ende i vështirë për t’u bërë.
Sekretariati i Shtetit për Migracionin deklaron se deri më tani nuk është identifikuar ndonjë rritje e dukshme e numrit të azilkërkuesve nga Rusia. Që nga fillimi i luftës në Zvicër, më pak se njëzet njerëz në muaj, nga Rusia kanë bërë aplikim për azil.
Ndërsa në shtator, 31 njerëz nga Rusia kanë paraqitur kërkesë për azil në Zvicër.
Ende është e diskutueshme nëse aplikantët rusë kanë shanse për të marrë azil. Refuzimi i luftës në vetvete nuk është arsye për azilin, pati konfirmuar Ministrja e Drejtësisë, Karin Keller-Sutter (FDP), një javë më parë kur ajo prezantoi një marrëveshje për kontrollimin e migracionit me homologun e saj austriak në St. Gallen, transmeton albinfo.ch. Por, çdo aplikim nga shtetasit rusë kontrollohet individualisht.
Po kështu, ndëshkimet drastike nga ana e Putinit mund të jenë shkak për azil.
Sidoqoftë, është e mundur që aplikimet ruse të kontrollohen gjithnjë e më shumë nga Shërbimi i Inteligjencës (NDB). SEM dhe NDB nuk japin numra, por ata thonë: Nëse ka indikacione për një kërcënim për sigurinë, aplikimet do t’i përcillen shërbimit të inteligjencës për rishikim.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta













