Lajme
Këto vende të BE-së deri më tani kanë vendosur kufizime për shtetasit rusë
Estonia, Letonia dhe Lituania, së bashku me Poloninë, u bënë ndër shtetet e para të Bashkimit Evropian që vendosën masën e ndalimit të turistëve rusë në territorin e BE-së.
Estonia, Letonia dhe Lituania, së bashku me Poloninë, u bënë ndër shtetet e para të Bashkimit Evropian që vendosën masën e ndalimit të turistëve rusë në territorin e BE-së. Kjo erdhi më 19 shtator, pas shumë debateve dhe thirrjeve për një gjë të tillë.
Menjëherë pas shteteve baltike dhe Polonisë, duke ndjerë presionin e një fluksi turistësh rusë, edhe Finlanda vendoi masa në kufi, shkruan ShengenNews.viza, përcjell Albinfo.ch.
“Me vendimin parimor të qeverisë më 29 shtator 2022, Finlanda do të kufizojë ashpër udhëtimin e rusëve në Finlandë për qëllime turistike. Kufizimet e hyrjes hyjnë në fuqi më 30 shtator 2022, ora 00:00 dhe janë të vlefshme deri në një njoftim të dytë ”, njoftoi Ministria e Jashtme e Finlandës.
Më 25 shtator edhe Republika Çeke ndaloi plotësisht shtetasit rusë që kishin një vizë të vlefshme Shengen.
Ndërkohë Belgjika pezulloi dhënien e vizave turistike për shtetasit rusë që në fillim të korrikut të këtij viti. Vendi tani lëshon viza vetëm për studentët, studiuesit dhe për ata që kanë familjarët në këtë shtet.
Përpara Belgjikës, në maj, Danimarka gjithashtu ndaloi pranimin e aplikimeve për viza afatshkurtër dhe afatgjatë në Rusi. Vendi tani lëshon vetëm viza për vizita zyrtare.
Në mënyrë të ngjashme, Sllovakia gjithashtu nuk pranon aplikime për viza turistike në Rusi./Albinfo.ch/
E-Diaspora
-
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin me postë nga diaspora Ka filluar procesi i votimit me postë për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, i... -
Nga Cyrihu në mbarë botën, si do të votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës? -
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Promovohet në Zürich libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” Dje, në ambientet e Pestalozzi Bibliothek në Zürich, u promovua libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025”... -
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti














