Lajme
Erdogan në negociata me Elon Musk rreth Twitterit
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, thotë se mund të futet në negociata me pronarin e ri të Twitter-it për të shmangur pagesën e 8 dollarëve në muaj që Elon Musk ka deklaruar se do të vendosë për dhënien e etiketës blu që i njeh llogaritë në rrjetin social si të “verifikuara”.
Pasi bleu Twitter-in për 44 miliardë dollarë javën e kaluar, Musk tha se kompania e tij do të vendosë një çmim prej 20 dollarësh në muaj për etiketën blu, por më pas e uli çmimin në 8 dollarë në muaj.
Në një intervistë të mërkurën për televizionin turk, ATV, Erdogan tha se mund të flasë personalisht me Musk për të diskutuar pagesën. “Mund të jetë ndryshe për ne”, tha Erdogan kur u pyet për këtë temë. “Mund të përdorim pak diplomaci me të”, shtoi ai duke qeshur.
Etiketa blu ngjitur me emrin e përdoruesit në platformën e medias sociale do të thotë që Twitter e ka konfirmuar se kujt i përket llogaria, qoftë person apo kompani. Aktualisht, Twitter është falas për pjesën më të madhe të përdoruesve.
Të martën, Musk tha se llogaritë me etiketën blu do të kishin prioritet në aktivitetin e tyre në rrjetin social dhe do të kishin mundësi të postonin video dhe audio më të gjata.
E-Diaspora
-
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” Shpejtim e Elion Krasniqi kanë publikuar këngën më të re “O moj nuse”... -
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh” -
Chair Airlines sqaron kthimin e fluturimit CS602 për në Prishtinë: Nuk pati asnjë rrezik për pasagjerët -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Zvicër
-
Vritet pacientja në klinikën e rehabilitimit, policia në kërkim të një burri Faido, Ticino: Një burrë është në qendër të hetimit në lidhje me rastin. Autoritetet kanë njoftuar... -
Chair Airlines sqaron kthimin e fluturimit CS602 për në Prishtinë: Nuk pati asnjë rrezik për pasagjerët -
A do të ndikohet furnizimi juaj me ujë nëse thatësira e Zvicrës vazhdon? -
Prokurori në hetimin e zjarrit në Crans-Montana jep dorëheqjen -
Pas 40 vitesh në Zvicër, francezi duhet të largohet












