Lajme
Rreth 1 mijë gazetarë të vrarë për 10 vjet
Rreth 1 mijë gazetarë janë vrarë në 10 vitet e fundit në botë. Shifrat janë publikuar nga komisioneri i lartë i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Turk.
”Në të njëjtën periudhë, më shumë se 1 000 janë mbyllur në burgje”, tha komisioneri i lartë, në fillim të një konference për mbrojtjen e gazetarëve në Vjenë, përcjell albinfo.ch.
Tutje ai tha se këto numra të vrasjeve janë të papranueshme.
Takimi u organizua nga Ministria e Jashtme e Austrisë për të shënuar 10-vjetorin e Planit të Veprimit të OKB-së për Sigurinë e Gazetarëve.
Turk e konsideroi sukses që gjatë planit të veprimit rreth 50 vende kanë krijuar ose forcuar mekanizma për të mbrojtur profesionistët e medias.
”Vitet e fundit, numri mesatar i vrasjeve është ulur. Megjithatë, nevojiten përpjekje shumë më të mëdha”, tha ai.
“Çdo kërcënim ndaj një gazetari është një kërcënim për të drejtat tuaja, të drejtat e mia dhe të drejtat e të gjithëve për lirinë e informacionit, mendimit dhe shprehjes”, theksoi Turk.
E-Diaspora
-
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” Shpejtim e Elion Krasniqi kanë publikuar këngën më të re “O moj nuse”... -
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh” -
Chair Airlines sqaron kthimin e fluturimit CS602 për në Prishtinë: Nuk pati asnjë rrezik për pasagjerët -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare
Jeta në Zvicër
-
Vritet pacientja në klinikën e rehabilitimit, policia në kërkim të një burri Faido, Ticino: Një burrë është në qendër të hetimit në lidhje me rastin. Autoritetet kanë njoftuar... -
Chair Airlines sqaron kthimin e fluturimit CS602 për në Prishtinë: Nuk pati asnjë rrezik për pasagjerët -
A do të ndikohet furnizimi juaj me ujë nëse thatësira e Zvicrës vazhdon? -
Prokurori në hetimin e zjarrit në Crans-Montana jep dorëheqjen -
Pas 40 vitesh në Zvicër, francezi duhet të largohet













