Lajme
Kaos në Twitter, miliona dollarë humbje
Një stuhi e vërtetë ka përfshirë rrjetin social Twitter duke lënë pas kaos dhe konfuzion. Llogari të rreme “të verifikuara” në emra politikanësh, njerëzish të famshëm, organizatash dhe biznesesh të mëdha nisën të shfaqen në platformë të enjten.
Twitter pezulloi shumë prej tyre, por përpjekjet me ndryshim të shpejtë të kompanisë për të adresuar këtë çështje shtuan konfuzionin. Ekspertët kishin paralajmëruar më parë se shërbimi i ri i abonimit në Twitter i shpallur nga shefi i ri Elon Musk, i cili u lejon përdoruesve të paguajnë 7,99 dollarë në muaj për një verifikim me shenjën blu, do të shfrytëzohej menjëherë nga njerëz të këqij dhe mashtrues dhe do të shkatërronte besimin në platformë, transmeton cnn përcjell albinfo.ch.
Llogari të rreme të individëve të profilit të lartë si udhëheqësi i kompanisë META, Mark Zuckerberg, presidenti aktual amerikan, Joe Biden, dhe ish krerët e Shtëpisë së Bardhë si Donald Trump dhe George Bush, janë fshirë.
Duke e pasur të pamundur që të ndërhyjë në të gjitha rastet e mashtrimit, Twitter vendosi të pezullojë plotësisht programin e verifikimit me pagesë. Por dëmi tashmë është bërë dhe flitet për miliona dollarë.
Ndër rastet më të bujshme përmendet ai i një llogarie false të një kandidati republikan për guvernator i Arizonës që njoftoi se pranon humbjen përballë kandidates demokrate, pavarësisht se votat po numëroheshin ende. Gjithashtu dhe rasti i kompanisë farmaceutike amerikane, Eli Lilly, me një llogari false, por të verifikuar si të vërtetë, që njoftoi se insulina do të jetë falas. Çështja është sqaruar, por firma e njohur pësoi miliona dollarë humbje në bursa nga kjo shaka pa kripë.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh” Një rrëfim për identitetin arbëresh dhe për trashëgiminë shqiptare që vazhdon të jetojë prej shekujsh... -
Chair Airlines sqaron kthimin e fluturimit CS602 për në Prishtinë: Nuk pati asnjë rrezik për pasagjerët -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë
Jeta në Zvicër
-
Vritet pacientja në klinikën e rehabilitimit, policia në kërkim të një burri Faido, Ticino: Një burrë është në qendër të hetimit në lidhje me rastin. Autoritetet kanë njoftuar... -
Chair Airlines sqaron kthimin e fluturimit CS602 për në Prishtinë: Nuk pati asnjë rrezik për pasagjerët -
A do të ndikohet furnizimi juaj me ujë nëse thatësira e Zvicrës vazhdon? -
Prokurori në hetimin e zjarrit në Crans-Montana jep dorëheqjen -
Pas 40 vitesh në Zvicër, francezi duhet të largohet












