Shqipëria
Presidenti i Gjermanisë pritet sot në Tiranë
Pas 27 vjetësh një president gjerman do të vizitojë Shqipërinë
Për herë të parë në 27 vjetët e fundit, një president gjerman do të vizitojë Shqipërinë, përcjell albinfo.ch.
Frank-Walter Steinmeier do të mbërrijë në Shqipëri sot, më 1 dhjetor, dhe do të qëndrojë për të zhvilluar një vizitë dyditore.
Sipas agjendës së publikuar nga presidenca gjermane, në orën 10:00 Steinmeier do të pritet në presidencë nga kreu i shtetit shqiptar, Bajram Begaj. Më pas, për rreth 30 minuta, dy presidentët do të kenë një dalje për mediet.
Në orën 11:30 presidenti gjerman do t’i drejtohet seancës plenare, ku do të mbajë një fjalë përshëndetëse.
Më pas, presidenti federal i Gjermanisë pritet të zhvillojë një takim me kryeministrin Rama.
Në agjendë, Frank-Walter Steinmeier ka të planifikuar edhe një takim me nxënës nga Shqipëria dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, në një diskutim mbi ballafaqimin me të kaluarën komuniste dhe një vizitë në një kompani gjermane.
Gjatë qëndrimit dyditor në Shqipëri, Begaj do të zhvillojë një vizitë në Berat dhe një vizitë në Muzeun e Sigurimit “Shtëpia me Gjethe”.
Vizita e presidentit gjerman, Steinmeier, vjen vetëm 5 ditë para samitit BE-Ballkani Perëndimor që për herë të parë do të zhvillohet në Tiranë. Gjithashtu, vizita vjen edhe si pjesë e një turi 4-ditor që Steinmaier e zhvillon në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut, dy vende që këtë vit hapën nisën bisedimet për anëtarësim në Bashkimin Europian.
E-Diaspora
-
KQZ miraton listën e Qendrave të Votimit në përfaqësitë diplomatike Votimi fizik më 6 qershor do të organizohet në 48 përfaqësi diplomatike me 70 vendvotime, ndërsa... -
“Ta thyejmë heshtjen” – në Gjenevë mbahet një mbrëmje diskutimi për dhunën në familje -
ADN-ja shqiptare në mërgatë: një festë identiteti, kujtese dhe përgjegjësie kombëtare -
Të rinjtë shqiptarë nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja sjellin traditën në një skenë të përbashkët -
Cyrih: Promovohet libri “Arti konceptual në Kosovë, 2000 – 2025”
Jeta në Zvicër
-
Sektori i kujdesit në Zvicër: punë e kënaqshme, por me pak kohë për jetën private Sipas studimit, kushtet strukturore në sektor nuk janë gjithmonë të favorshme, dhe shumë punonjës theksojnë se... -
Zviceranët ndihen më pak të sigurt kur udhëtojnë jashtë vendit -
Rritet inflacioni në Zvicër -
Fitnesi në Zvicër: një në pesë të rritur me abonim në palestër -
Rruga mbi kalimin Gotthard hapet këtë të premte pas mbylljes dimërore













