Portrete të firmave
“EMPERIO AG” ju ndihmon t`i shitni objektet para se ato të ndërtohen
Ata, veç tjerash, janë ekspertë ndërmjetësimi dhe këshilltarë për ndërmarrësit që ndërtojnë dhe duan t'i shesin ndërtimet e tyre që nga faza e planifikimit.
Vëllezërit Fida me ndërmarrjen e tyre të suksesshme të patundshmërive “EMPERIO AG” në Geroldswill të Cyrihut janë tashmë “lojtarë” të nivelit të lartë në sektorin që mbulojnë dhe zhvillojnë. Albinfo.ch ka prezantuar gjerësisht veprimtarinë e tyre në tregun e patundshmërive, në përgjithësi.
Por Meffi dhe Timi, siç quhen vëllezërit Fida, tani duan të hedhin dritë edhe në një aspekt specifik të punës së tyre: në shitjen e projekteve të reja të ndërtimit. Ata janë ekspertë për të ndërmjetësuar dhe këshilluar ndërmarrësit që ndërtojnë, në gjithë Zvicrën, të cilët duan t`i shesin ndërtimet e tyre që nga faza e planifikimit. Për ta bërë më të kuptueshëm këtë veprim, Meffi dhe Timi shpjegojnë përmes një shembulli të thjeshtë: nëse dikush ka blerë një truall dhe e bën planin për ndërtimin e pesë shtëpive ose dhjetë banesave, ne e bëjmë shitjen e tyre (për atë) para se ai të ndërtojë banesat ose shtëpitë në fjalë. Në këtë mënyrë, ai mund të fillojë me ndërtimet që ka planifikuar, duke i pasur tashmë objektet paraprakisht të shitura. “Ne përfshijmë këtu edhe vizualizimin, marketingun etj.”, shtojnë vëllezërit Fida.
Ata nënvizojnë më tej se shitja e projekteve të reja ndërtimore kërkon njohuri të veçanta marketingu, qoftë në fazën e planifikimit, zbatimit apo të objektit tashmë të përfunduar: Ndërtesat e reja janë sa magjepsëse, aq edhe sfiduese. Kushdo që dëshiron të shesë projektin e ri ndërtimor, duhet të dijë se procesi do të shoqërohet nga një ndërmjetës (broker) me përvojë.
Puna përgatitore zakonisht fillon me një vend në komisionin e planifikimit ose në juri. Këtu bëhet fjalë për planifikimin e kujdesshëm të një produkti, ashtu që të përshtatet në mënyrë të përkryer në tregun lokal të pasurive të paluajtshme dhe të ketë mundësinë e shitjes më të mirë aktuale.
Shitja e projekteve të reja të ndërtimit është një nga disiplinat “mbretërore” të një ndërmjetësi. Falë përvojës shumëvjeçare, ne kemi një nivel të lartë ekspertize për të bërë vlerësimin, këshillimin dhe optimizimin e projekteve të reja të ndërtimit.
Projekte të reja ndërtimi: këshilla, marketing, shitje ose dhënie me qira për herë të parë
Planifikoni, vlerësoni dhe tregtoni me sukses projektet e reja të ndërtimit – si zhvillues profesionist i projekteve ose si individ. EMPERIO është në krahun tuaj si partner. Nga ndërtimet e reja dhe të vogla me tri ose më shumë njësi, e deri te ndërtimet më të mëdha të arealeve, ne ju mbështesim me ekspertizën tonë. Mbështetja jonë bëhet: Me analiza dhe këshilla të bazuara mirë të potencialit të tregut për kombinimin optimal të ofertave, opsionet dhe çmimet e zgjerimit të tregtueshëm, strategjitë inovative të marketingut dhe të gjithë procesin nga shitja ose dhënia me qira fillestare deri në njësinë e fundit të banimit.
Pozicionimi i një projekti të ri ndërtimor në treg kërkon njohuri gjithëpërfshirëse dhe ndërdisiplinore të marketingut që shkojnë përtej këshillave “të thjeshta” të shitjeve. Kemi kënaqësinë të shoqërojmë klientin që nga procesi i planifikimit, nga realizimi apo pas përfundimit të produktit të paluajtshëm. Ne ju shoqërojmë gjatë gjithë rrugës drejt zbatimit të suksesshëm.
Gama e ofertës sonë:
Analiza dhe përcaktimi i potencialit me skenarë të ndryshëm.
Qasje deri në shitjen e tërësishme.
Mbështetje, këshilla dhe koordinim gjatë zhvillimit të projektit.
Përzgjedhja dhe bashkëpunimi me partnerët e projektit.
Këshilla dhe mbështetje për çështjet e financimit.
Negociatat me institucionet financiare.
Vlerësimi dhe mbështetja falas e projektit – disenjimi i planimetrive.
Vizualizime falas.
Monitorimi i financimit të projektit.
Shoqërimi i blerësve, financuesve.
Shërbim i gjithanshëm.
/Shkrim i sponzorizuar/
Të tjera nga Portrete të firmave
E-Diaspora
-
Vlashent Sata “Lufto me kenë i mirë, ma shumë ke me kenë i lirë” Vlashent Sata, një identitet artistik që harmonizon rrënjët me estetikën bashkëkohore. Intervistë me artistin që ndërthur... -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet -
Gjermani
Ekspozitë në Braunschweig, identiteti dhe arti kosovar në skenën gjermane -
Familja Munishi dhe vizioni i Nikolas: Një histori suksesi në Wil
Jeta në Zvicër
-
Ndalimi i reklamave të duhanit në Zvicër për të mbrojtur të miturit do të fillojë në vitin 2027 Rregullat e reja mbi reklamimin e duhanit për të mbrojtur fëmijët, të miratuara nga parlamenti zviceran... -
Tregtia e energjisë elektrike diellore midis banorëve të së njëjtës komunë do të jetë e mundur nga viti 2026 -
Ndryshimet e transportit publik që priten në qytetet më të mëdha të Zvicrës në vitin 2026 -
Zvicra nënshkroi kontratën për tetë avionët e parë F-35 -
Pse autoritetet e Cyrihut po i anashkalojnë intervistat për natyralizim?


















