Maqedonia
Maqedonasit, ndër të parët në botë për pirjen e duhanit
Maqedonia e Veriut është ndër dhjetë vendet e para në botë sipas prevalencës së pirjes së duhanit dhe numrit total të cigareve të tymosura në ditë për duhanpirës.
Një hulumtim i grupit të ekspertëve “Analytica” ka treguar se prevalenca e pirjes së duhanit në vend është 48,4 për qind, krahasuar me mesataren evropiane prej 29 për qind.
Analizat kanë treguar se pothuajse gjysma e të rriturve në Maqedoninë e Veriut janë përdorues të duhanit.
Prevalenca e duhanpirjes te meshkujt është 57,9 për qind dhe 39 për qind te femrat.
“Prevalenca e pirjes së duhanit rritet sipas moshës, duke arritur kulmin e saj në grupmoshën 45-54 vjeç (60,1 për qind)”, tha Tamara Mikoviq Spasova nga “Analytica”.
“Maqedonia e Veriut është në krye të rajonit për konsumin e cigareve të lira, dhe nuk është bërë shumë përpjekje për të kapërcyer problemin e duhanit, duke përfshirë legjislacionn, rritjen e taksave të akcizës apo fushata ndërgjegjësimi për publikun”, sipas hulumtimit, të kryer në bashkëpunim me Universitetin e Illinoisit.
Të dhënat tregojnë se çmimi mesatar i një pakete duhani në Maqedoninë e Veriut është 1,7 euro, më i ulët se mesatarja prej 2,1 euro në rajonin e Evropës Juglindore, ndërsa mesatarja evropiane është 4,9 euro.
Taksimi i duhanit është një nga mjetet më efikase për të reduktuar konsumin që do të rezultojë në një rritje të lartë të të ardhurave buxhetore.
Shkalla më e madhe e ekspozimit ndaj pirjes pasive të duhanit mund të gjendet në bare dhe klube nate (73,6 për qind) dhe restorante (44,2 për qind).
Pothuajse të gjithë duhanpirësit, (97 për qind) konfirmojnë se u është thënë, të paktën një herë, se pirja e duhanit është e dëmshme për personat e tjerë.
Për sa i përket moshës, të rinjtë janë më të ekspozuar ndaj tymit të duhanit në lokale dhe klubet e natës (83,8 për qind)./MIA
E-Diaspora
-
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh” Një rrëfim për identitetin arbëresh dhe për trashëgiminë shqiptare që vazhdon të jetojë prej shekujsh... -
Chair Airlines sqaron kthimin e fluturimit CS602 për në Prishtinë: Nuk pati asnjë rrezik për pasagjerët -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë
Jeta në Zvicër
-
Vritet pacientja në klinikën e rehabilitimit, policia në kërkim të një burri Faido, Ticino: Një burrë është në qendër të hetimit në lidhje me rastin. Autoritetet kanë njoftuar... -
Chair Airlines sqaron kthimin e fluturimit CS602 për në Prishtinë: Nuk pati asnjë rrezik për pasagjerët -
A do të ndikohet furnizimi juaj me ujë nëse thatësira e Zvicrës vazhdon? -
Prokurori në hetimin e zjarrit në Crans-Montana jep dorëheqjen -
Pas 40 vitesh në Zvicër, francezi duhet të largohet












