Lajme
Migrosi do të hapë edhe 100 markete të reja
Një rrjet më i fortë i furnizimit lokal është një prioritet për kompaninë, është shprehur shefi i Migrosit, Fabrice Zumbrunnen
Distribuesi i madh i shitjes me pakicë, Migrosi, ka planifikuar hapjen e deri në njëqind filialave të reja të vogla në afat të gjatë, transmeton albinfo.ch. Në afat të mesëm, kompania sheh potencial për pesëdhjetë dyqane të reja, ka thënë shefi i Migrosit, Fabrice Zumbrunnen.
Një rrjet më i fortë i furnizimit lokal është një prioritet për kompaninë, është shprehur Zumbrunnen në një intervistë me gazetat Tamedia. Fokusi në dyqanet e vogla nuk do të thotë se supermarketet e mëparshme do të pakësohen, përcjell albinfo.ch. Migrosi gjithashtu do tu kushtojë rëndësi të madhe atyre në të ardhmen.
Në fund të vitit 2022, “gjigandi portokalli” kishte njoftuar se dëshiron ta bëjë biznesin e supermarketeve më efikas dhe në këtë mënyrë të kursejë kostot.
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Lindjet në kantonin zviceran bien në nivelin më të ulët rekord Numri i foshnjave të lindura në kantonin Jura, në veriperëndim të Zvicrës, ka qenë në rënie... -
Ulen kostot e shtetësisë zvicerane në Bazel dhe Bernë -
Zvicra planifikon të zgjerojë radarët e zhurmës në rrugë -
Aeroporti i Cyrihut do të heqë kufizimet për lëngjet në vitin 2026 -
A keni nevojë për një certifikatë mjekësore në ditën tuaj të parë të pushimit në Zvicër?













