Futboll
Përplasja te Baseli, ‘shpërthen’ Granit Xhaka
Skuadra e njohur zvicerane ndodhet në një situatë të vështirë
Baseli ka pasur rënie të formës në vitet e fundit dhe për këtë arsye po mungojnë edhe trofetë, ku më parë ishte bindshëm skuadra më e mira zvicerane në vend, por edhe në garat ndërkombëtare, shkruan albinfo.ch.
Baseli së fundi u mposht në shtëpi nga Luzern 2:3, duke u renditur në vendin e gjashtë në tabelë.
Pas ndeshjes ka ardhur një përplasje mes Fabien Frei dhe Taulant Xhakës dhe është dashur intervenimi i shokëve për tu ndarë, ndërsa mbetet të shihet se cilat do të jenë masat nga klubi.
Pas gjithë kësaj ka reaguar edhe Granit Xhaka, ish futbollist i Baselit.
“Ekipi nuk mund të funksionojë. Të vetmit për të cilët më vjen keq janë tifozët. Ata ju mbështesin çdo javë dhe ky është shpërblimi? Ju duhet të keni turp për atë që ndodhi me klubin!!. E pabesueshme”, ka shkruar Xhaka, i cili mori shumë komente pozitive nga tifozët e Baselit.
Të tjera nga Futboll
E-Diaspora
-
Futbollistja nga Kosova Modesta Uka fiton kupën e Austrisë për gra Futbollistja e kombëtares së Kosovës, Modesta Uka dha kontribut të veçantë në këtë ndeshje, duke u... -
Gazetari tregon si e mbrojti flamurin e Kosovës nga përfaqësuesja serbe në Eurovision -
Prezantuesja e Eurovisionit shkëlqeu me veshjet e dizajnerëve nga Kosova -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mund t’i mbajë centralet bërthamore aktive deri në 80 vjet Raporti federal thotë se reaktorët kryesorë mund të vazhdojnë operimin edhe dy dekada më shumë se... -
Evropa po shtrëngon politikat ndaj emigracionit -
Injoroi ndalimin – mbetet i bllokuar në kthesën malore në Zvicër -
Referendumi kundër emigracionit në Zvicër po thyen rekorde financimi -
Fiton xhekpotin e Swiss Lotto-s: 8.437 milionë franga














