Kosova
Ministri Konjufca për formimin e institucioneve: Ka gatishmëri më të madhe nga LDK-ja
Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës në Kosovë, Glauk Konjufca, ka folur për takimet që i pari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka pasur me krerët e PDK-së dhe të LDK-së.
Sipas tij, pas takimit që Kurti e pati me kreun e PDK-së, Bedri Hamzën, u pa që kjo parti qëndron më shumë në pozicionet që janë parë më moti, e sipas tij, ato pozicione janë të vjetra teksa për takimin me LDK-në, tha se përshtypja e tyre është që kësaj radhe ka vullnet më të madh për ta tejkaluar këtë moment në të cilin ndodhet Kosova.
“Sa i përket takimeve që ndodhën me PDK-në dhe LDK-në, u pa një gjë e qartë aty se PDK-ja më shumë qëndron në pozicionet që i kemi parë më moti. Ato janë pozicione të vjetra që i kemi parë dhe ato u shprehen edhe në takim me Kurtin. Kurse, sa i përket LDK-së, përshtypja jonë është që aty përkundër herave të kaluara, kësaj radhe ka vullnet më të madh për ta tejkaluar këtë moment në të cilin ndodhet Kosova. Ka një gatishmëri më të lartë për bashkëpunim nga LDK-ja, e unë mendoj që opsionet që dalin në tavolinë për arritjen e një marrëveshjeje janë në përpjesëtim me vullnetin. Sa më i madh vullneti politik, sa më shumë ke gatishmëri për të bashkëpunuar, edhe më shumë rritet numri i opsioneve për të gjetur zgjidhje për përgjegjësi të ndryshme se si do të ndahen ato. Kurse, atë që e kemi parë, sidomos prej zgjedhjeve të dhjetorit, ka pas qenë një bllokadë totale”, tha ai, transmeton albinfo.ch.
Tutje, ai ka folur edhe për zhvillimet brenda Lidhjes Demokratike të Kosovës, për të cilat tha se nuk i takon t’i komentojë e as ta këshillojë këtë parti, pasi është një parti që ekziston moti në Kosovë.
“Natyrisht, LDK-ja e ka krejt autonominë e vet për të vendosur për gjërat e saj të brendshme. Ne nuk jemi këtu as për t’i komentuar ato, as për të këshilluar gjë, sepse LDK-ja është një parti që ekziston moti në Kosovë dhe besoj që ata dinë t’i rregullojnë punët e veta. Por, sa i përket bashkëpunimit me ne, mua më është dukur se pas takimit të Kurtit me Osmanin e Abdixhikun, m’u ka duk që kësaj radhe ka pasur një tjetër natyrë diskutimi dhe kjo na ka bërë më optimist se një zgjidhje mund të gjendet së shpejti”, tha Konjufca raporton KP.
E-Diaspora
-
Publikohet agjenda e Sunny Hill Festival 2026, ja kush performon në secilën natë Organizatorët e Sunny Hill Festival kanë publikuar agjendën zyrtare të edicionit 2026, duke zbuluar artistët që... -
Vera e mërgatës në Viti: Zbulohet programi i “Ditëve të Diasporës 2026” -
SRF: FC Kosova Cyrih, klubi që u shndërrua në urë integrimi përmes futbollit -
Mikpritja në Kosovë lë pa fjalë gazetaret zvicerane -
Gjykata gjermane refuzon kërkesën e shqiptarit: dokumentet ishin false
Jeta në Zvicër
-
Paralajmërohet valë e re e të nxehtit, rreziku i zjarrit në Zvicër është i pranishëm Një episod i ri i valës së nxehtësisë pritet nga e mërkura në Zvicër me temperatura... -
Lumi më i ftohtë lejon që termocentrali bërthamor zviceran të rifillojë me kapacitet të reduktuar -
Gjykata bllokon skemën e Cyrihut për t’u dhënë para emigrantëve pa dokumente -
Si përballen banorët e huaj në Zvicër me më shumë vështirësi sesa zviceranët -
Iniciativat popullore: A janë 100,000 nënshkrime shumë pak?














