Maqedonia
Maqedoni: Aleanca për Shqiptarët, afër hyrjes në Qeveri
Aleanca për Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut ka gjasa t’i bashkohet Qeverisë në një marrëveshje koalicioni që mund të arrihet mes përfaqësuesve të saj e kryeministrit maqedonas. Këtë e ka bërë të ditur kreu i Aleancës, Arben Taravari, pas takimit me kryeministrin Dimitar Kovaçevski, transmeton albinfo.ch.
“Në aspekt programor besoj se pjesa dërrmuese e çështjeve janë të sinkronizuara me Qeverinë, mund të them 90% të propozimeve tona të cilat i kishim. Drejtimi eurointegrues, lufta kundër krimit dhe korrupsionit, funksionimi i shtetit të së drejtës, ligj i ri për qeverinë, shndërrimi i Byrosë për zhvillim të barabartë në Agjenci për zhvillim të barabartë rajonal. Një nga ministritë për të cilën kemi kuadro më të mira është Ministria e Shëndetësisë, megjithatë aspak nuk e hapëm këtë temë”, tha Arben Taravari, kryetar i Aleancës për Shqiptarët.
Ndërkohë që kryeministri maqedonas nuk është prononcuar. Por zyra e tij njoftoi se palët kanë biseduar për disa çështje duke numëruar disa nga temat që përmendi Taravari, por edhe të tjera.
“Gjithashtu, kryeministri Kovaçevski dhe Taravari diskutuan për trajtimin efikas të krizës energjetike dhe ekonomike, zhvillimin ekonomik si dhe miratimin e ligjeve reformuese që nënkuptojnë përmirësimin e funksionimit të shtetit si zgjidhje ligjore për kontrollin financiar publik, parandalimin e keqpërdorimi i balancuesit, mbrojtja e kategorive vulnerabël të qytetarëve”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.
E-Diaspora
-
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh” Një rrëfim për identitetin arbëresh dhe për trashëgiminë shqiptare që vazhdon të jetojë prej shekujsh... -
Chair Airlines sqaron kthimin e fluturimit CS602 për në Prishtinë: Nuk pati asnjë rrezik për pasagjerët -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë
Jeta në Zvicër
-
Vritet pacientja në klinikën e rehabilitimit, policia në kërkim të një burri Faido, Ticino: Një burrë është në qendër të hetimit në lidhje me rastin. Autoritetet kanë njoftuar... -
Chair Airlines sqaron kthimin e fluturimit CS602 për në Prishtinë: Nuk pati asnjë rrezik për pasagjerët -
A do të ndikohet furnizimi juaj me ujë nëse thatësira e Zvicrës vazhdon? -
Prokurori në hetimin e zjarrit në Crans-Montana jep dorëheqjen -
Pas 40 vitesh në Zvicër, francezi duhet të largohet













