Kosova
Cilat ushqime përmbajnë karbohidrate
Këto dieta mund të funksionojnë për çdokënd, nëse vendosni të hiqni dorë nga karbohidratet. Në shikim të parë mund t’ju duket e pamundur, por duhet ta provoni. Ja një mënyrë se si të hiqni dorë nga karbohidratet në çdo shujtë, duke i shijuar kështu ushqimet ketogjenike, përcjell albinfo.ch.

Hani vetëm ushqime të papaketuara, ushqime jo të gatshme, por ushqime “të gjalla”.
Mbani gjithmonë në mend që kur vendosni të ushqeheni me këtë dietë, çdo gjë që është e paketuar dhe e brenduar me marka të ndryshme mund të jetë e mbushur me karbohidrate të fshehta, për të cilat nuk kemi idenë se mund të ndikojnë në ketozë apo stagnimin në peshë. E mos të përmendim përbërës të tjerë të pashëndetshëm që përveç që mund të ndikojnë te stagnimi në humbje peshe, krijojnë varësi dhe shprehi të pashëndetshme.
Në vend se të shpenzoni kohë të panevojshme në market duke i analizuar tabelat e vlerave ushqyese të secilit produkt që dëshironi ta blini, thjesht anashkaloni sektorët që ekspozojnë produkte të tilla dhe ushqehuni në mënyrë të shëndetshme.
Me pak fjalë, çdo gjë është e dukshme. Për shembull, mos hani drithëra. Bukë të bardhë apo integrale, tërshërë, pasta integrale apo me thjerrëza, ëmbëlsira, muffin, biskota, përfshirë edhe pataten, orizin, kinoa. Të gjitha janë të përjashtuara nga lista e ushqimeve ketogjenike dhe si të tilla nuk mund të konsumohen, sepse përmbajnë sasi të larta të karbohidrateve. Pavarësisht që disa prej tyre janë të shëndetshme, qëllimi juaj është të mbani gjendjen e ketozës dhe prodhimin e ketoneve në gjak për të shkrirë sa më shumë dhjam. Pra, jo tërshërë dhe jo sanduiqa.
Po ashtu, perimet me ngjyrë të bardhë, të verdhë dhe të portokalltë, përmbajnë sasi të larta të karbohidrateve dhe nuk mund të konsumohen me këtë dietë. Pra, karrota, kungulli, kungull misiri, misri, patatet e verdha, patatja e ëmbël. Pavarësisht që këto perime janë të pasura me vitamin A dhe janë të shëndetshme, nuk bëjnë pjesë në listën e ushqimeve ketogjenike. Për këtë arsye, duhet të gjeni ushqime të tjera dhe ketogjenike që janë të pasura me vitamin A, si perimet me ngjyrë të gjelbër ose peshk të yndyrshëm, si tuna apo salmoni.
Bizelet po ashtu përmbajnë shumë karbohidrate dhe nuk janë ketogjenike. Pra, nëse ju pëlqejnë supat me bizele ose thjerreza, zëvendësoni ato me supa të viqit.
Për fat të keq, edhe frutave duhet thënë Jo, pavarësisht që janë të shëndetshme, janë disi të ndaluara në këtë dietë. Të vetmet fruta që mund të përdoren janë frutat e malit, boronicat, luleshtrydhet dhe shega. Për të zëvendësuar të gjitha vitaminat dhe mineralet që përbajnë frutat, atëherë duhet të konsumoni sa më shumë perime të gjelbra (me gjethe) ose edhe ujë kokosi, i cili është i pasur me kalium dhe magnez.
Pra, krijoni një shprehi që sa herë që konsumoni drekën apo darkën tuaj, filloni me një pjatë të mbushur me sallatë të gjelbër, brokoli dhe spinaq me një salcë në kushte shtëpie, dhe pastaj vazhdoni me pjatën kryesore. Në këtë mënyrë, ju do të arrini të merrni mjaftueshëm vitamina, të cilat do të jenë të njëjta si ato të frutave, por pa karbohidrate.
Të tjera nga Kosova

OVL-UÇK dërgon letër apeli në ambasadat mike, pas shtyrjes së datës së aktgjykimit në Hagë
- “Aleate e rëndësishme”: SHBA-ja synon përfshirjen e Kosovës në korridoret rajonale të energjisë
- Palatova – kryeministrit të Kosovës: BE nuk mundet ta japë thjeshtë statusin e kandidatit, duhet t’i bindni 27 shtetet
- Kurti reagon për bashkimin Osmani–Abdixhiku në LDK: Mos i ngatërroni dëshirat me faktet
E-Diaspora
-
Ibrahim Zahiri zgjidhet kryetar i Asamblesë Komunale të Opfikonit Në vitin 2014, Ibrahim Zahiri u zgjodh në këshillin bashkiak të Opfikonit dhe në komitetin e... -
Rheintal në Zvicër: Mbrëmje e Kickbox-it dhe Boksit me yjet shqiptare -
Itali
Atmosferë e ngrohtë në hapjen e Pavijonit të Kosovës në Bienalen e Venecias -
Thun rikthen në formë Kastriot Imerin -
Itali
Dy autorë shqiptarë vlerësohen në një konkurs ndërkombëtar letrar në Itali
Jeta në Zvicër
-
Zvicra vendos rregulla për AI në media: më shumë transparencë për përmbajtjet Industria mediatike zvicerane ka prezantuar kodin e saj të parë të përbashkët të sjelljes për përdorimin... -
Turizmi zviceran pëson rënie në mars pas një fillimi rekord -
Skandali në klinikën e zemrës në Cyrih, cila është përgjegjësia e drejtorëve të spitaleve? -
Zvicra mes teknologjisë dhe energjisë: rritja e qendrave të të dhënave ndez debat -
Rritja e çmimit të karburantit: Linjat ajrore reduktojnë shërbimet













