Maqedonia
Aleanca për Shqiptarët, pjesë e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut
Mediat maqedoase raportojnë se Qeveria e Maqedonisë së Veriut do të zgjerohet edhe me një parti politike, Aleancën për Shqiptarët (ASH), e cila deri tani ishte në opozitë, përcjell albinfo.ch.
Vendimi u bë i ditur të enjten në mbrëmje nga kryetari i kësaj partie, Arben Taravari, pas bisedimeve disaditëshe me kryeministrin maqedonas, Dimitar Kovaçevski.
Kjo parti ka tetë deputetë dhe me përfshirjen në qeveri do t’i krijojë stabilitet qeverisë aktuale që përbëhet nga Lidhja Social Demokrate (LSDM), Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) dhe disa parti më të vogla, por që kanë 64 deputetë, apo vetëm 3 më shumë se numri i nevojshëm për funksionimin e shumicës parlamentare.
Arben Taravari, kryetari i Alencës për Shqiptarët, tha se pjesëmarrja e kësaj partie në qeveri ka të bëjë me “ruajtjen e kursit evropian të Maqedonisë së Veriut”.
“Me parimet e platformës për bashkëpunim me Aleancën e Shqiptarëve, të miratuara nga orannet partiake, sigurohen të gjitha kushtet për stabilitet politik dhe rritje të efikasitetit të Kuvendit dhe të institucioneve… Pjesëmarrja jonë në qeveri është në funksion të stabilitetit të vendit, miratimit të ndryshimeve kushtetuese dhe vazhdimit të kursit evropian të Maqedonisë së Veriut”, ka deklaruar Arben Taravari, kryetar i Aleancës për Shqiptarët.
Kjo parti në qeveri do të ketë një post të zëvendëkryeministrit për investimet kapitale, Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë e Shëndetësisë, dy pozita të zëvendësministrave të Mbrojtjes dhe Bujqësisë, dy sekretarë shtetërorë, si dhe disa drejtori.
Vendimi për pjesëmarrjen e ASH-së në qeveri vjen në kohën kur opozita maqedonase, që drejtohet nga partia VMRO-DPMNE, po përgatitej për mocionin e votëbesimit të qeverisë, duke llogaritur edhe në votat e deputetëve të opozitës shqiptare.
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, vendimin e ASH-së për pjesëmarrje në qeveri e ka quajtuar “vendim për të shpëtuar qeverinë dhe jo për të ardhmen evropiane të vendit”.
Por, nga Lidhja Social-Demokrate thotë se me zgjerimin e qeverisë dhe të shumicës parlamentare, është evtiuar rreziku për “ndryshimin e kursit evropian të Maqedonisë së Veriut”.
“Me këtë marrëveshje kemi evituar rrezikun është se vendi do të pushtohet nga elementë radikalë si ‘E Majta’ (parti me orientim prorus që ka dy deputetë në Kuvend) që duan të ndryshojnë kursin tonë drejt BE-së dhe të na dërgojnë në izolim dhe varfëri. Fatkeqësisht, ‘E Majta’ po e merr peng VMRO-DPMNE-në, ashtu si në kohën e Gruevskit kur u bllokua integrimi evropian. Sot një kërcënim për të ardhmen tonë vjen nga Apasiev (Dimitar Apasiev, kryetar i partisë ‘E Majta’) dhe Mickoski (Kryetar i VMRO DPMNE-së). Andaj vendosëm të bashkojmë forcat dhe të mos lejojmë që të na bllokojnë sërish”, ka deklaruar Bogdanka Kuzeska, zëdhënëse e LSDM-së.
Shumica parlamentare me zgjerimin e ri edhe me ASH-në, dhe me votat e disa deputetëve të VMRO-DPMNE-së shpreson në miratimin e ndryshimeve kushtetuese, për përfshirjen e pakicës bullgare në preambulën e saj, si popull shtetformues.
Ndryshimet kushtetuese janë kusht që parashihet me marrëveshjen mes Shkupit dhe Sofjes për zhbllokimin e integrimit evropian.
Nëse kjo ndodh, atëherë Bullgaria, si shtet anëtar i BE-së nuk e përjashton mundësinë që sërish të bllokojë bisedimet e anëtarësimit evropian të Maqedonisë së Veriut, njëjtë sikur në nëntor të vitit 2020./Rel
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Shtohen thirrjet në Zvicër për të vendosur një kufizim ligjor të alkoolit për skiatorët Mes thirrjeve për të futur kufizime të alkoolit në pistat e skive zvicerane, mbështetësit po shqyrtojnë... -
Perspektivat e punësimit në Zvicër përmirësohen mbi mesataren shumëvjeçare -
Këshilli Kantonal dëshiron të lejojë eutanazinë në të gjitha qendrat e pensionistëve -
Gjeneva merr fitime të papritura nga SNB -
Qiratë e reja pak më të ulëta në tremujorin e katërt të vitit 2025












