Maqedonia
Maqedoni: Çmimet e produkteve bazë mund të pësojnë ulje
Rritja e çmimeve të produkteve bazë, sikurse në gjithë Evropën, ka prekur edhe Maqedoninë e Veriut. Por, në këtë vend, brenda dy jave prodhuesit vendorë të produkteve ushqimore mund të rishikojnë çmimet. Kjo ngase të njëjtit janë mbështetur nga shteti ku u është subvencionuar rryma.
Nga sektori i furrtarëve në Odën Ekonomike thonë për alsat se keqpërdoruesit le të ndëshkohen nga inspektorati, por përveç rrymës, lënda e parë e importuar dhe mungesa e fuqisë punëtore i mbajnë çmimet e larta, përcjell albinfo.ch.
“Nga njëra anë kemi subvencionim të çmimit të rrymës, por njëkohësisht kemi rritje të çmimeve të resurseve njerëzore. Ajo përqindje e volitshme absorbohet nga ajo që kompanitë paguajnë më tepër për të punësuarit. Kjo është mirë kur pagat rriten, pasi që ulin emigrimin e të rinjve që shkojnë në Perëndim. Ai balancim i uljes së çmimit të rrymës është shpenzuar në rritjen e pagave”, tha Goran Georgievski, Oda ekonomike, sektori i furrtarëve.
Por, qytetarët vazhdojnë të ankohen çdo ditë se në vend të uljes së çmimeve, shumica e produkteve shiten në tregje me çmime të reja, madje më të larta se para zbatimit të rrymës së subvencionuar.
Me çmime të larta vazhdojnë të mbeten fruta perimet që prodhohen këtu dhe produktet higjienike.
Maqedonia e Veriut prodhon rreth 250 mijë tonë drithë në vit, ndërsa nevojat e popullsisë janë 330 mijë tonë, që nënkupton se 80 mijë tonë grurë/miell importohet, kryesisht nga Serbia.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Shtohen thirrjet në Zvicër për të vendosur një kufizim ligjor të alkoolit për skiatorët Mes thirrjeve për të futur kufizime të alkoolit në pistat e skive zvicerane, mbështetësit po shqyrtojnë... -
Perspektivat e punësimit në Zvicër përmirësohen mbi mesataren shumëvjeçare -
Këshilli Kantonal dëshiron të lejojë eutanazinë në të gjitha qendrat e pensionistëve -
Gjeneva merr fitime të papritura nga SNB -
Qiratë e reja pak më të ulëta në tremujorin e katërt të vitit 2025












