Lajme
Turistët e huaj ‘ikin’ nga pagesa e faturave mjekësore
Ligji thotë se kushdo që ka nevojë për trajtim mjekësor, duhet ta marrë atë fillimisht përpara se të paguajë ose të tregojë dëshminë e sigurimit
Të huajt që vinë në Zvicër për tu marrë me sporte dimërore dhe që lëndohen në male shpeshherë nuk po i paguajnë faturat e tyre mjekësore dhe spitalet po u drejtohen agjencive të mbledhjes së borxheve.
Çdo shpëtim ose trajtim mund të bëhet lehtësisht shumë i shtrenjtë.
Ligji thotë se kushdo që ka nevojë për trajtim mjekësor, duhet ta marrë atë fillimisht përpara se të paguajë ose të tregojë dëshminë e sigurimit.
Faturat që ikin i kushtojnë një spitali në Graubünden deri në gjysmë milioni franga në vit dhe Grupi FMI që drejton spitalet në kantonin e Bernës thotë se 4% e të gjitha faturave të dërguara jashtë vendit nuk paguhen, përcjell albinfo.ch.
Agjencitë e mbledhjes së borxheve mund të jenë efektive për ata që jetojnë në Evropën Perëndimore – por njerëzit nga Lindja e Mesme dhe Evropa Lindore, është praktikisht e pamundur të kthehen paratë, sipas gazetës Tages Anzeiger.
E njëjta gjë vlen edhe për shërbimet e shpëtimit të helikopterëve.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Si u bë Zvicra eksportuesja e dytë më e madhe e kafesë në botë pa e kultivuar? Zvicra ka arritur një sukses ekonomik që sfidon logjikën: ndonëse klima e saj nuk lejon kultivimin... -
Nga 18 shtëpi funerale të anketuara, asnjëra nuk është në gjendje të mirë për sa i përket transparencës së çmimeve -
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih













