Shqipëria
Shqipëria kërkon përjashtimin e Rusisë nga Këshilli i Sigurimit të OKB-së
Shqipëria është shprehur e shqetësuar për kuotat e Rusisë si anëtar i Përhershëm në Këshillin e Sigurimit e në OKB, në të njëjtën kohë që u mbush një vit nga agresioni ndaj Ukrainës.
Mediat portugeze citojnë ambasadorin shqiptar në OKB, të jetë shprehur se me këto qendrime, Rusia nuk mund të jetë në këtë pozicion ku bllokon veprimin e OKB-së në konflikte të armatosura.
“Rusia nuk mund të jetë më në Këshillin e sigurimit dhe OKB”, citohet ambasadori Ferit Hoxha nga mediumi portugez Observador.
Sipas tij, Rusia sot nuk është një vend që favorizon paqen. “Prandaj duhet të jetë jashtë Këshillit të Sigurimit dhe jashtë OKB-së, nëse do të kishim mjetet për këtë”.
“Megjithëse është e qartë se Moska nuk i plotëson kushtet për të qëndruar në Kombet e Bashkuara pas shkeljeve të rënda të Kartës së saj me agresionin ndaj Ukrainës, janë dy aspekte që duhet të merren parasysh, morali dhe ligji”, citohet të ketë deklaruar ambasadori shqiptar.
“Në aspektin moral, është natyrisht, një vend që nuk respekton kartën e Kombeve të Bashkuara dhe nenin 2, që parashikon aderimin për paqe. Rusia sot nuk është një vend që aderon në paqe. Prandaj, Rusia duhet të jetë, natyrisht, jashtë Këshillit të Sigurimit dhe jashtë OKB-së, nëse do të kishim mjetet” ka thënë ambasadori Hoxha.
Kreu i misionit shqiptar në OKB i është referuar edhe procedurës ligjore që parashikon aktualisht organizata.
“Aspekti ligjor është se ne nuk mund ta bëjmë këtë. Sepse për të ndryshuar përbërjen e Këshillit, na duhen jo vetëm dy të tretat e Kombeve të Bashkuara, por edhe pesë anëtarët e përhershëm. Kështu që unë nuk shoh mundësinë që Rusia të votojë kundër vetvetes” tha Hoxha, transmeton alsat përcjell albinfo.ch.
Përfaqësuesi shqiptar në OKB citohet të ketë vlerusuar gjithashtu se nuk sheh asnjë mundësi për paqe në këtë moment.
“Unë mendoj se kjo luftë e zgjedhur e nisur nga Rusia dhe ndoshta nga një person në Rusi (Vladimir Putin) është në një lloj pike pa kthim. Ne shohim se Rusia është ende e bindur se Ukraina nuk duhet të ekzistojë, se territori i Ukrainës mund të jetë rus , dhe ata kanë aneksuar zyrtarisht katër territore të reja, përveç Krimesë. Prandaj, ne nuk shohim asnjë mundësi, asnjë dëshirë për negociata tani” tha ambasadori Hoxha.
Megjithatë duke parashikuar se pranvera do të sjellë lajme për vlerësimin e mundësive të reja të negociatave, ambasadori Hoxha citohet të ketë sjellë shembullin e Bashkimit Europian si i vetmi organizëm aktualisht në botë që realizon parandalimin e konflikteve.
Udhëheqësit më të lartë të Bashkimit Europian janë shprehur në vazhdimësi për rolin e drejtë që po luan Shqipëria me këtë mandat në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, duke mbështetur kështu një kanalizim të energjive për paqe që vijnë nga Europa
E-Diaspora
-
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut Autorët kosovarë pjesë e një prej ngjarjeve më të mëdha letrare në Evropë, ndërsa librat e... -
Hapet dega e shtatë e shkollës shqipe në Lesvos -
Vjollca Hoti nderohet nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
“Albakult” përfaqëson kulturën shqiptare në një nga ngjarjet më të mëdha multikulturore në Zvicra -
Drena Kusari emërohet në një nga pozitat më të larta drejtuese në Microsoft
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Këto janë 10 vendet më të lumtura në botë, Zvicra e 10-ta, Kosova e 16-ta Raporti i lumturisë: Zvicra në top 10, Kosova renditet e 16-ta në botë... -
Zvicër
Zvicër: Dua Lipa emërohet Ambasadore Globale e Nespresso -
“Albakult” përfaqëson kulturën shqiptare në një nga ngjarjet më të mëdha multikulturore në Zvicra -
Në kohë trazirash, vendimet kërkojnë maturi -
Formula e rrezikshme për foshnjat shitet ende në Zvicër, pavarësisht premtimeve të autoriteteve











