Lajme
Numri i viktimave nga aksidenti hekurudhor në Greqi arrin në 47
Rëndohet bilanci i viktimave nga aksidenti tragjik në Greqi, ku dy trena u përplasën me njëri-tjetrin. Të paktën 47 persona raportohet se kanë humbur jetën si pasojë e goditjes së fortë dhe zjarrit, që u shkaktua teksa trupat e shpëtimit po vazhdojnë kërkimet për 19 pasagjerë të tjerë, që janë raportuar si të zhdukur, mes tyre dhe katër shqiptarë.
Për shkak të zjarrit masiv që u shkaktua, autoritetet po hasin vështirësi për identifikimin e viktimave, që besohet të jenë të grupmoshës nga 20 deri në 30 vjeç.
Sipas informacioneve të fundit, në Spitalin e Përgjithshëm të Larisës ndodhen 37 trupa dhe 17 çanta me trupa të copëtuar të pasagjerëve, për të cilët po ndiqet procesi i identifikimit. 53 persona kanë dhënë mostra të ADN-së, për analiza qe do të zgjasin disa ditë.
Në spital aktualisht po marrin trajtim 66 pasagjerë, 6 prej tyre vazhdojnë të jenë nën kujdes intensiv.
Ngjarja tragjike ndodhi në Tempi, pranë qytetit të Larisës, teksa treni i pasagjerëve po dilte nga një nënkalim në autostradë. Treni po udhëtonte nga Athina drejt Selanikut dhe në të ishin shumë studentë, që po ktheheshin pas pushimeve. Autoritetet kanë arrestuar shefin e stacionit, si përgjegjës kryesor. 59-vjeçari, sipas mediave fqinje, ka pranuar gabimin me pasoja fatale.
E-Diaspora
-
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ Në një tubim me bashkatdhetarët në Cyrih të Zvicrës, kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani,... -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
22 raste të dyshuara për abuzim seksual në çerdhe në Zvicrën frëngjishtfolëse Në Zvicrën frëngjishtfolëse janë regjistruar 22 raste të dyshuara për abuzim seksual në çerdhe gjatë pesë... -
Bern: Investime të reja në parkingje për biçikleta pavarësisht përdorimit të ulët -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Si u bë Zvicra eksportuesja e dytë më e madhe e kafesë në botë pa e kultivuar? -
Nga 18 shtëpi funerale të anketuara, asnjëra nuk është në gjendje të mirë për sa i përket transparencës së çmimeve













