Kosova
Kosova e Shqipëria organizojnë seminarin e “Gjuhës Shqipe dhe Kulturës Shqiptare në Diasporë”
Qyteti bregdetar i Shqipërisë, Vlora, do të jetë nikoqir i seminarit të “Gjuhës Shqipe dhe Kulturës Shqiptare në Diasporë” që do të zhvillohet gjatë kësaj vere, shkruan albinfo.ch.
Ky seminar bashkëorganizuar nga Kosova e Shqipëria bëri bashkë në një takim ministren e Arsimit dhe Sportit të Shqpërisë, Evis Kushi dhe ministren e Arsimit të Kosovës, Arbërie Nagavci, si dhe zv.ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës të Kosovës, Liza Gashi.
Gatë këtij takimi u ra dakord për organizimin e Seminarit të 16-të të “Gjuhës Shqipe dhe Kulturës Shqiptare në Diasporë” në Vlorë në datat 30 korrik – 2 gusht 2023, përcjell albnfo.ch.
“Gjithashtu u angazhuam të punojmë më shumë së bashku për mbështetjen e mësimit plotësues të gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në diasporë nëpërmjet një analize të detajuar mbi kurrikulën dhe tekstet,” theksoi Kushi.
E-Diaspora
-
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën Studentët e Gess Who! – Unionit për Shkenca Humane, Sociale, dhe Politike në ETH Zürich, u... -
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Parlamenti mund të vendosë për ndalimin e simboleve naziste Veç kryqit të thyer do të ndalohen edhe përshëndetja e Hitlerit dhe simbolet e modifikuara, siç... -
Cyrihu do të vazhdojë të kufizojë ndihmën sociale për refugjatët ukrainas -
Stuhi të forta sjellin breshër dhe bubullima në Zvicër -
Influencuesi lirohet nga akuzat për nxitje të urrejtjes ndaj të huajve -
Stuhia goditi masivisht Cyrihun, raportohet për dëme materiale












