Lajme
Londra kundër emigrantëve ilegalë, ligjet e reja pritet të hyjnë në fuqi
Kushdo që arrin në Mbretërinë e Bashkuar ilegalisht me një gomone do të pengohet të kërkojë azil. Ligjet e reja pritet të hyjnë në fuqi këtë javë.
Ministrat do të kenë për detyrë të “ndalojnë dhe të largojnë me shpejtësi” këdo që shkon në brigjet britanike përmes kësaj rruge, tha Sekretarja e Brendshme, Suella Braverman.
Kryeministri britanik, Rishi Sunak, ka përsëritur se “ndalimi i gomoneve” është një nga pesë prioritetet e qeverisjes së tij.
Organizata bamirëse e Kryqit të Kuq Britanik i ka cilësuar planet “jashtëzakonisht shqetësuese”.
Ministrja e Brendshme, Braverman, pritet të prezantojë legjislacionin e ri të martën.
Aktualisht, azilkërkuesit kanë të drejtë të qëndrojnë për të dëgjuar çështjen e tyre. Por me hyrjen në fuqi të legjislacionit të ri, ata që mbërrijnë me gomone do të pengohen të kërkojnë azil në Britani të Madhe do të largohen në Ruandë ose në një “vend të tretë të sigurt” dhe do të ndalohen përgjithmonë të kthehen në ishull.
“Mos bëni gabim, nëse vini këtu ilegalisht, nuk do të mund të qëndroni”, ishte paralajmërimi i fundit i kryeministrit Rishi Sunak.
Ai pritet të udhëtojë në Paris për një samit, i pari që nga 2018. Mendohet se Sunad dhe Macron do të diskutojnë për krizën e gomoneve.
Një total prej 45.755 emigrantësh kaluan Kanalin La Mansh për në Britani në vitin 2022. Ky është numri më i lartë që kur këto shifra filluan të mblidheshin nga qeveria në vitin 2018./Euronews
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh”
Jeta në Zvicër
-
Viktima e zjarrit në Ticino është personi i dyshuar për vrasjen e një dite më parë Në orët e pasdites policia ka njoftuar se viktima e zjarrit është identifikuar: bëhet fjalë për... -
Zvicra po i afrohet shkallës maksimale të rrezikut nga zjarri -
Kantoni zviceran vazhdon të zbatojë kufizimet e telefonave në shkollat fillore -
Nisin kolonat drejt jugut, 9 kilometra pritje para tunelit të Gotthardit -
Premtimet e pazakonta nëse Zvicra shpallet kampione bote













