Lajme
Pandemia ka ndryshuar përfundimisht botën e punës
Sipas një sondazhi pandemia e Coronës e ka ndryshuar me themel botën e punës mes punëdhënësve gjermanë. Katër nga pesë të anketuar janë përgjigjur, se punëdhënësi i tyre është shumë më i hapur ndaj teknologjive digjitale se më parë bëhet e ditur nga një sondazh i Shoqatës Digitale Bitkom me të punësuar. Më shumë se gjysma e të pyeturve thekson se stili i drejtimit është bërë më kooperativ, dhe se drejtuesit i dëgjojnë më shumë nevojat e të punësuarve. Përveç kësaj në shumë raste koha e punës nuk organizohet më në mënyrë aq të ngurtë, përmes futjes së kohës së punës në mirëbesim. Para një viti, mars 2022 mori fund detyrimi i punëdhënësve të dërgonin punonjësit në shtëpi, nëse nuk ka arsye të forta që pengojnë punën.
Edhe një studim i Institutit të Ekonomisë, ifo e konfirmon këtë. Sipas Jean-Victor Alipour nga instituti ifo nuk vërehet “asnjë ndryshim” pas një viti në këtë drejtim duke parë të gjitha degët në tërësi. “Nga ana tjetër ka punë që nuk pajtohen me home-office”, thotë Alipou. Si për shembull gastronomia. Edhe në hoteleri është shumë i ulët numri i punonjësve që janë në home-office. Por sipas ifo-s, ende çdo i katërt apo e katërt i punësuar në Gjermani aktualisht vazhdon të punojë nga shtëpia.
“Corona ka instaluar më shumë se home-office punën nga shtëpia”, thotë presidenti i Bitkom, Achim Berg. “Në shumë kompani, shumë punëdhënës kanë rimenduar tërësisht politikën e personelit dhe e kanë përshtatur atë”, thekson ai dhe duket se me fundin e masave kundër Coronës, këto ndryshime ende kanë mbetur në botën e punës. Por ka edhe zhvillime të tjera. Gati gjysma e të punësuarve punon tani më shumë në multi-ekipe të sektorëve të ndryshëm dhe përfiton më shumë nga një ofertë më e madhe e arsimimit.
Tek një pjesë rritet dyshimi
Por ka edhe anë të errëta. 24% e të punësuarve thonë, se punëdhënësit janë bërë më skeptikë dhe duan të kontrollojnë më me saktësi kohën e punës dhe punën e bërë. Në vitin 2022 këtë e thanë vetëm 15% e të anketuarve. “Një kulturë bashkëkohore e punëdhënësve nuk duhet të bazohet mbi kontrollin”, thotë Berg. “Sidomos në ekonominë digjitale besimi dhe fleksibiliteti janë mjaft të rëndësishëm në luftën për talentet ndërkombëtarë.” Dega e specialistëve të IT-së punon më së shumti nga shtëpia edhe pas pandemisë. Në shkurt madje numri i të punësuarve të kësaj dege që punojnë nga shtëpia u rrit me 73,4%./dw
E-Diaspora
-
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ Në një tubim me bashkatdhetarët në Cyrih të Zvicrës, kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani,... -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
22 raste të dyshuara për abuzim seksual në çerdhe në Zvicrën frëngjishtfolëse Në Zvicrën frëngjishtfolëse janë regjistruar 22 raste të dyshuara për abuzim seksual në çerdhe gjatë pesë... -
Bern: Investime të reja në parkingje për biçikleta pavarësisht përdorimit të ulët -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Si u bë Zvicra eksportuesja e dytë më e madhe e kafesë në botë pa e kultivuar? -
Nga 18 shtëpi funerale të anketuara, asnjëra nuk është në gjendje të mirë për sa i përket transparencës së çmimeve












