Shqipëria
Shqipëria dhe Britania, drejt krijimit të task-forcës për migracionin
Ambasadori i Britanisë së Madhe në Shqipëri, Alastair King-Smith, deklaroi se do të vijojë bashkëpunimi me drejtësinë për të vendosur pas hekurave kriminelët që tentojnë të trafikojnë emigrant të paligjshëm drejt Anglisë.
“Ne po përparojmë së bashku në një sërë iniciativash: krijimin e një Task-Force të Përbashkët për Migracionin që do të na ndihmojë të zvogëlojmë përfshirjen e shqiptarëve në kalimet me gomone, por edhe të shtetasve të vendeve të treta që migrojnë përmes Shqipërisë. Po ashtu po përpiqemi të investojnë në demokratizim dhe llogaridhënie përmes shoqërisë civile dhe medias; bashkëpunim më i mirë i zbatimit të ligjit në mënyrë që qytetarët të marrin drejtësi dhe kriminelët e të korruptuarit të mbajnë përgjegjësi”, tha ambasadori britanik Alistair King-Smith, transmeton A2, përcjell albinfo.ch.
Në Simpoziumin Ndërkombëtar për Parandalimin e Krimit, diplomati britanik tha se frenim të këtij fenomeni shqetësues do të japë ngritja e task-forcës së përbashkët mes dy vendeve. Por ai theksoi se vetëm injektimi i shpresës mund të ndikojënë rikthimin e popullit në vendlindje.
“Ne do të jemi të suksesshëm në gjërat e vështira, si migrimi dhe krimi i organizuar, vetëm nëse rritim edhe gjërat pozitive, veçanërisht për të rinjtë. Eksplorimi i mënyrave për të devijuar të rinjtë nga kriminaliteti dhe migrimi i parregullt janë dy nga prioritetet tona kryesore”, tha ambasadori britanik, Alistair King-Smith.
Vetëm përgjatë vitit të kaluar nga Shqipëria drejt Anglisë udhëtuan më shumë se 12 mijë emigrantë. Numri i shqiptarëve që udhëtojnë me gomone në Britani është më i lartë se ai i vendeve në konflikt dhe në diktaturë, si Afganistani, Irani dhe Iraku.
Organizata e Kombeve të Bashkuara e ka kritikuar ligjin për emigrantët të prezantuar nga qeveria britanike. Ligji që praktikisht ndalon këdo që hyn në vend përmes rrugëve ilegale të kërkonte azil në Mbretërinë e Bashkuar, përbën shkelje të ligjit ndërkombëtar.
E-Diaspora
-
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve Faqja e kompanisë hiqet menjëherë pas ngjarjes, ndërsa hetimet për shembjen e skelës vazhdojnë... -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut -
Hapet dega e shtatë e shkollës shqipe në Lesvos -
Vjollca Hoti nderohet nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
“Albakult” përfaqëson kulturën shqiptare në një nga ngjarjet më të mëdha multikulturore në Zvicra
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Këto janë 10 vendet më të lumtura në botë, Zvicra e 10-ta, Kosova e 16-ta Raporti i lumturisë: Zvicra në top 10, Kosova renditet e 16-ta në botë... -
Zvicër
Zvicër: Dua Lipa emërohet Ambasadore Globale e Nespresso -
“Albakult” përfaqëson kulturën shqiptare në një nga ngjarjet më të mëdha multikulturore në Zvicra -
Në kohë trazirash, vendimet kërkojnë maturi -
Formula e rrezikshme për foshnjat shitet ende në Zvicër, pavarësisht premtimeve të autoriteteve











