Lajme
Zbulimi i rrallë: Një bërthamë e fshehur në zemër të Tokës
Shkencëtarët kanë zbuluar prova se bërthama e Tokës është ndoshta shumë më komplekse sesa mendohej më parë, gjë që mund të ndryshojë tekstet shkollore të gjeologjisë.
Me ndihmën e analizave të valëve sizmike të papërshkruara më parë që kalojnë përmes bërthamës, por edhe kërcejnë përpara dhe mbrapa në brendësi të saj, ata mblodhën të dhëna të vlefshme për strukturën e planetit tonë. Duke u marrë me tërmetet me magnitudë më të madhe se gjashtë ballë që kanë goditur botën në dekadën e fundit, ata zbuluan 16 valë sizmike që silleshin në një mënyrë të panjohur më parë, gjë që i lejoi ata të ekzaminonin bërthamën më nga afër dhe të zbulonin një bërthamë shtesë të fshehur në zemër të Tokës.
Origjina dhe struktura e bërthamës së Tokës ka një rëndësi të madhe, sepse gjeneron fushën magnetike të planetit, e cila na mbron nga rrezatimi i Diellit.
Disa studime shkencore sugjerojnë se një strukturë e tillë bërthamore është formuar 565 milionë vjet më parë, që përfaqëson vetëm një pjesë të ekzistencës së Tokës prej 4.6 miliardë vjetësh./Euronews
E-Diaspora
-
Pranvera Hyseni operon teleskopët e NASA-s në Mauna Kea Shkencëtarja kosovare Pranvera Hyseni operon teleskopët më të avancuar të NASA-s në Mauna Kea... -
Pritje deri në 30 minuta në hyrje të pikës Dheu i Bardhë -
Itali
Bernard Dika, shqiptari që fitoi mbi 14 mijë vota në Toskanë -
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës













