Lajme
Elena Avdija fiton çmimin më të madh zviceran të filmit
Filmi dokumentar “Cascadeuses” i Elena Avdisë dhe ai artistik “Drii Winter” i Michael Koch, janë shpërblyer me çmimet kryesore
Në mbrëmjen e të premtes, në Bâtiment des Forces Motrices, në Gjenevë është zhvilluar ceremonia e ndarjes së çmimit vjetor zviceran të filmit. Me këtë rast, filmi artistik “Drii Winter” dhe dokumentari “Cascadeuses” janë shpërblyer me çmimin për kategoritë përkatëse.
Regjinë e këtij të fundit e ka bërë regjisorja tashmë e njohur me rrënjë shqiptare, Elena Avdija, shkruan albinfo.ch.
Ceremonia e ndarjes së çmimeve u zhvillua në prani të Presidentit Federal, Alain Berset.
Filmi “Je suis Noires” nga Juliana Fanjul dhe Rachel M’Bon mori çmimin në kategorinë “Filmi më i mirë i shkurtër”. Filmi “The Record” i Jonathan Laskar u vlerësua në kategorinë “Filmi më i mirë i animuar”, shkruan srf.ch. “E jona” nga Morgane Frund (Universiteti i Shkencave të Aplikuara të Luzernit HSLU – zona studimore video) u nderua si filmi më i mirë si punë diplome.
Filmi artistik “La Ligne” i Ursula Meier mori çmime në tre kategori: Stéphanie Blanchoud u nderua si aktorja më e mirë për rolin e saj si Margaret, ndërsa Elli Spagnolo u shpërblye si aktorja më e mirë dytësore për rolin e saj si Marion. Ndërsa: Stéphanie Blanchoud, Ursula Meier dhe Antoine Jaccoud janë shpërblyer për skenarin më të mirë.
Manfred Liechti mori çmimin për aktorin më të mirë për rolin e Peter K. në filmin artistik “Peter K. – Vetëm kundër shtetit”.

Çmimi Special i Akademisë iu dha këtë vit Barbara Fischer dhe Giles Foreman për punën e tyre si trajnerë aktrimi, transmeton albinfo.ch. Eulogjia për Ruth Waldburger, e cila u nderua me çmimin e nderit për veprën e saj të jetës si producente filmash, u dha nga Presidenti Federal Alain Berset, Shef i Departamentit Federal të Çështjeve të Brendshme FDHA.
Filmi “Cascadeuses” i Elena Avdijës, ofron njohuri mbi botën e rrezikshme të grave kaskadere, e cila është ende e padrejtë në krahasim me atë të burrave të këtij profesioni.
Elena Avdija është vlerësuar si Personalitet i Vitit 2022 në sferën e kulturës respektivisht filmit, nga redaksia e platformës mediale albinfo.ch.
E lindur në vitin 1987, Elena Avdija është diplomuar në Sociologji në EHESS (Shkolla për Studime të Avancuara të Shkencave Sociale) në Paris. Ajo ka punuar për disa vite si asistente regjisore në dokumentarë, veçanërisht për “Point du Jour” në Paris, ku zhvilloi skenarë për seritë e dokumentarëve historikë për ARTE.

Elena Avdiu gjithashtu ka drejtuar dy dokumentarë të shkurtër të vetëprodhuar, shkruan albinfo.ch. Me kthimin e saj në Zvicër, ajo filloi të punonte si asistente regjisore në filmat artistikë. Filmi fitues i çmimit vjetor zviceran është njëri ndër ta.
Elena Avdija është vlerësuar si Personalitet i Vitit 2022 në sferën e kulturës respektivisht filmit, nga redaksia e platformës mediale albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Fehim Abazi, kryetar i ri i Komunitetit Musliman Shqiptar të Zvicrës Zgjedhja u bë gjatë Kuvendit të rregullt të mbajtur të dielën në xhaminë e Friburgut, ku... -
Maqedoni: Mjekët e diasporës do të përfshihen në trajtimin e pacientëve përmes telemjekësisë -
Lozanë: Veshjet tradicionale shqiptare, mesazh i fortë për identitetin dhe rininë -
Inovatori i ri shqiptar në Zvicër: Projekti i tij për motor me hidrogjen në garën kombëtare shkencore -
Berlin
Rinia shqiptare në Berlin organizon për herë të parë Albanian Film Festival
Jeta në Zvicër
-
Vjedhjet e identitetit online rriten ndjeshëm në Zvicër Brenda dy vitesh, numri i rasteve ka shkuar nga 478 në 8,102, të cilat kanë pasoja... -
Mungesa e vendeve në shtëpi vë në rrezik dhjetëra të mitur në Zvicrën frëngjishtfolëse -
Ushtria zvicerane merr pjesë në stërvitjen e NATO-s në Greqi -
Organizata Birdlife Switzerland fton njerëzit të numërojnë zogjtë në kopshte -
Amazon, Zalando dhe Temu së shpejti do të detyrohen të kenë një kontakt në Zvicër














