Lajme
Rusia stacionon armë nukleare në Bjellorusi
Autoritetet ruse thonë që kanë arritur marrëveshje me autoritetet bjelloruse për të stacionuar armë nukleare në territorin e këtyre të fundit. Këtë e bëri të ditur të shtunën vetë Vladimir Putin. Ai tha se marrëveshja u arrit me presidentin e Bjellorusisë dhe aleatin e tij më të ngushtë, Aleksander Lukashenko, shkruan DW, përcjell albinfo.ch.
“S’ është asgjë e jashtëzakonshme, SHBA-ja e bën me dekada të tëra këtë. Ka kohë që kanë stacionuar armët e tyre në territorin e aleatëve të vetë”, është shprehur Putin. Ai tutje ka shtuar se Lukashenko ka kohë që e ka përmendur si çështje stacionimin e armëve, meqë vetë Bjellorusia nuk ka armë nukleare dhe tashmë ndihet e kërcënuar nga Polonia, anëtare e NATO-s, shkruan DW, përcjell albinfo.ch.
Autokrati rus shtoi se Moska do të përfundojë ndërtimin e objektit në Bjellorusi deri në korrik, por u shpreh se kontrollin e armëve nuk do ta dorëzojë tek aleati, raporton DW, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën Me fillimin e sezonit veror dhe kthimin e mijëra bashkatdhetarëve, Prishtina synon të ofrojë një përvojë... -
Artistja shqiptare nga Vjena hap ekspozitë në Tiranë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh”
Jeta në Zvicër
-
Kantoni zviceran vazhdon të zbatojë kufizimet e telefonave në shkollat fillore Kur shkollat fillore të rifillojnë pas pushimeve verore në kantonin Nidwalden, rregullat e reja të futura... -
Nisin kolonat drejt jugut, 9 kilometra pritje para tunelit të Gotthardit -
Premtimet e pazakonta nëse Zvicra shpallet kampione bote -
Hotelet zvicerane po garojnë për t’u bërë të dukshme në ChatGPT dhe inteligjencën artificiale -
Vritet pacientja në klinikën e rehabilitimit, policia në kërkim të një burri











