Kosova
Skulptura e Skënderbeut do të vendoset në Zvicër
Gëzim Muriqi ka arritur të bëjë një skulpturë të heroit kombëtar Gjergj Kastriotit Skënderbeut. Vepra e tij ka ardhur për shkak të një kërkese të një shqiptari nga Kosova që jeton në Zvicër.
Skulptori tregon se bashkatdhetari do t’i japë skulpturën si shenjë falënderimi shtetit zviceran. “Kjo është një kërkesë e një bashkëkombësi tonë i cili jeton në Zvicër. Është iniciativë individuale e tij. Bëhet fjalë për zotin Veli Berisha, një shqiptar nga Kosova, i cili idenë kryesore e ka për të falënderuar shtetasin zviceran për të gjitha ato që ata i kanë bërë për komunitetin tonë”, ka thënë Muriqi për Euronews Albania, përcjell albinfo.ch.
Sipas tij, ende nuk dihet lokacioni, por që brenda këtij viti do të promovohet. “Duke qenë se figura e Nënë Terezës është konsumuar më shumë, atëherë ai ka menduar të gjejë një shenjë falënderimi, e cila do jetë unifikuese, ai përveçse është heroi ynë kombëtar, është edhe hero i evropianëve. Kështu që do të vendoset në Zvicër, ende është duke u biseduar lokacioni, nuk është përcaktuar, por besoj se brenda këtij viti do të promovohet”, tha për Euronews Albania skulptori Gëzim Muriqi, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
9-vjeçarja Moda Ademi performoi në koncertin Rock Pop Jazz Night Para një pjesëmarrje të madhe të publikut, 9-vjeçarja shqiptare, Moda Ademi, performoi në koncertin Rock Pop...
-
Prof. Dr. Schader: Pa përpjekjet e duhura, shqipja në Zvicër rrezikon të shuhet pas dy brezave
-
Shqipja në Zvicër, pak histori dhe disa probleme aktuale
-
Artistja shqiptare, pjesë e filmit hollivudian, flet shqip
-
Vjenë
Suedi: Ekipi “kikiriki” nga Vjena fitoi vendin e parë në konkursin “Kuizi i Diturisë”
Jeta në Zvicër
-
9-vjeçarja Moda Ademi performoi në koncertin Rock Pop Jazz Night Para një pjesëmarrje të madhe të publikut, 9-vjeçarja shqiptare, Moda Ademi, performoi në koncertin Rock Pop...
-
Migrimi ndërmjet kantoneve zvicerane – fituesit dhe humbësit
-
Rritje e racizmit në shkollat zvicerane
-
Në këtë kohë dhe vend priten kolona për festat publike në Zvicër
-
Vazhdon ulja e shkallës së papunësisë në Zvicër