Shqipëria
Banka Botërore: 40 milionë USD për Shqipërinë
Projekt i ri për ndihmën ekonomike, BB do të angazhojë 40 milionë USD
Bëhet e ditur se qeveria shqiptare do të marrë të paktën 40 milionë dollarë pranë Bankës Botërore për një projekt të emëruar Zhvillimi i mundësive, qëndrueshmërisë dhe mbështetjes ekonomike, përcjell albinfo.ch.
Thuhet se në një seri dokumentesh të bëra publike, të tilla si Plani i Angazhimit të Palëve të Interesuara, plani i angazhimit mjedisor dhe social apo Përmbledhja e vlerësimit social dhe mjedisor jepen edhe disa nga detajet e këtij projekti, i cili pritet të kalojë në Bord në shtator të këtij viti.
Referuar dokumenteve përfitues e projektit përfshijnë:
i)Familjet e varfra që janë aktualisht përfituese të ndihmës ekonomike që do të marrin mbështetje shtesë përmes rritjes së përshtatshmërisë dhe reformës së përfitimit për fëmijë;
ii) familje të reja që do të kenë të drejtë t’i bashkohen Ndihmës Ekonomike për shkak të rifreskimit të kritereve të përfitueshmërisë dhe metodës së targetimit;
iii) përfituesit e ndihmës ekonomike të aftë për punë që do të marrin mbështetje të mëtejshme nëpërmjet zgjerimit të Programeve të Nxitjes së Punësimit (3300 përfitues).
Projekti ka tre komponentë, ku komponenti 1 fokusohet në rritjen e punësimit të përfituesit të ndihmës sociale dhe mbështetjen e kalimit të tyre në tregun e punës, duke propozuar një zgjerim të shërbimeve të punësimit të ofruara për përfituesit e NE, në formën e një pakete të integruar paketën, së bashku me përmirësimet e cilësisë dhe një vlerësim të kosto-përfitim të saj.
Ky komponent ka një vlerë 15 milionë dollarë, të ndarë në tre nënkompoentë të tjerë të veçantë.
Komponenti 2 synon të përmirësojë performancën e sistemit të ndihmës sociale duke siguruar ruajtjen e arritjeve ose përmirësimin e reformave të mëparshme në zonat e vlerësimit të ndihmës ekonomike dhe të aftësisë së kufizuar duke rishikuar rregullat e daljes nga skema për përfituesit e ndihmës ekonomike, duke rritur performancën e bashkëpërfitimeve të ndihmës ekonomike për të rritur kapitalin njerëzor në gjeneratat e ardhshme dhe forcimi i kapaciteteve të asistencës sociale për tu zgjeruar gjatë kohës së goditjeve.
Komponenti 2 ka një fond prej 24 milionë USD dhe ka një total prej tre nënkomponentësh.
Komponenti 3 korrespondon me mbështetjen për zbatimin e projektit me një vlerë 1 milion USD.
Banka Botërore ka qenë edhe më herët e angazhuar me një projekt të veçantë që lidhet direkt me ndihmën ekonomike, teksa pak ditë më parë u deklarua angazhimi i ri i Bankës karshi Shqipërisë në katër vjetët e ardhshme do të jetë në një plan 900 milionë dollarë.
E-Diaspora
-
KQZ miraton listën e Qendrave të Votimit në përfaqësitë diplomatike Votimi fizik më 6 qershor do të organizohet në 48 përfaqësi diplomatike me 70 vendvotime, ndërsa... -
“Ta thyejmë heshtjen” – në Gjenevë mbahet një mbrëmje diskutimi për dhunën në familje -
ADN-ja shqiptare në mërgatë: një festë identiteti, kujtese dhe përgjegjësie kombëtare -
Të rinjtë shqiptarë nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja sjellin traditën në një skenë të përbashkët -
Cyrih: Promovohet libri “Arti konceptual në Kosovë, 2000 – 2025”
Jeta në Zvicër
-
Vëllezërit shqiptarë Agron dhe Driton Knepper prezantojnë startup-in “Azygos” në Talent Pitch Switzerland në Cyrih Startup-i “Azygos”, i themeluar nga vëllezërit Agron dhe Driton Knepper në bashkëpunim me Lukas Arnold, do... -
Gjenevë: Punonjësit e kujdesit pas-shkollor në grevë për paga dhe kushte më të mira -
Rriten kostot e trajtimit psikiatrik në Zvicër, vajzat dhe të rejat më të prekura -
Sektori i kujdesit në Zvicër: punë e kënaqshme, por me pak kohë për jetën private -
Zviceranët ndihen më pak të sigurt kur udhëtojnë jashtë vendit












