Lajme
Mira Murati flet pas akuzave për shkelje të privatësisë nga ChatGPT
Italia e ka bllokuar ChatGPT për shkak të dyshimeve për shkelje të privatësisë, disa ditë pas kësaj për median italiane “La Repubbblica”, themeluesja shqiptare e ChatGPT, Mira Murati, ka dhënë një intervistë, përcjell albinfo.ch.
Shefja e Teknologjisë e OpenAi, kompania që krijoi inteligjencën artificiale ChatGpt, u shpreh e befasuar me vendimin e institucionit italian për mbrojtjen e të dhënave personale “Garante”. “Ishte një surprizë, ata nuk na kishin kontaktuar më parë,” tha inxhinierja 37-vjeçare përmes lidhjes nga San Francisko në samitin OpenAi, për “La Repubbblica”, përcjell albinfo.ch.
Ajo ka shtuar se respektohen të gjitha ligjet evropiane duke shtuar se janë të hapur si kompani të dialogojnë me “Garante”. Për akuzat për mbledhjen e të dhënave ajo mohon një gjë të tillë. “Është e rëndësishme që këto sisteme të mësojnë konceptet që ne njohim, si teksti ose videot, por jo domosdoshmërisht informacione për individët privatë. Janë gjithashtu në përputhje me transparencën: ne i njoftojmë përdoruesit se si përpunohen të dhënat e tyre dhe ne ofrojmë politikën e privatësisë”, është shprehur Murati për La Repubbblica, përcjell albinfo.ch.
Inxhinierja 37-vjeçare ka folur edhe për rikthimin e ChatGPT-së në Itali. “Ne po punojmë me ‘Garante’ që të përpiqemi ta zgjidhim këtë situatë sa më shpejt që të jetë e mundur, shpresojmë të kemi lajme të mira së shpejti. Por, para vendimit të tij nuk kemi pasur dialog, kështu që ishte një surprizë për ne. E përsëris: ne respektojmë evropianët për rregullat, por ne jemi të hapur për të gjetur zgjidhje që adresojnë shqetësimet”, ka deklaruar Murati, raporton La Repubbblica, përcjell albinfo.ch.
Ajo ka folur edhe për mundësitë që të njëjtin vendim si Italia ta marrin edhe shtete të tjera evropiane, duke thënë që pret të mos marrin vendim për bllokim. “Ne jemi në kontakt të vazhdueshëm me ligjvënësit dhe qeveritë, në Evropë dhe në mbarë botën, për të kuptuar sesi teknologjia duhet të evoluojë nga pikëpamja rregullatore. Nuk mund të them se çfarë do të ndodhë në vendet e tjera, por shpresoj që nëse disa qeveri kanë shqetësime, ata do të jenë të hapur për dialog në vend që të na mbyllin”, është shprehur Murati për La Repubbblica, përcjell albinfo.ch.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nis në Itali gjyqi për vdekjen e kosovares 24-vjeçare Nis gjykimi në Itali për aksidentin fatal ku humbi jetën 24-vjeçarja nga Kosova... -
Bashkatdhetarë nga diaspora mblidhen para Speciales për të ndjekur deklaratën përmbyllëse të mbrojtjes së Thaçit -
Austri
Ansambli “Hasan Prishtina” sjell festën e Pavarësisë së Kosovës në Austri -
Promovim libri: Ismail Syla “Ëndërr në zarf” -
Komuniteti shqiptar në Çikago organizon ekspozitë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Debat në Thurgau: A duhet bërë publike vendndodhja e radarëve të shpejtësisë? Në kantonin zviceran të Thurgaut po diskutohet nëse duhet publikuar vendndodhja e radarëve të shpejtësisë. Partia... -
Stuhi dhe dëborë në Zvicër: Ndryshimi i motit sjell reshje të mëdha -
Solothurni voton për rritjen e pagesave për fëmijët -
Mania e Matcha-s pushton Zvicrën frankofone -
Policia e Vaud-it zgjeron përdorimin e pistoletave elektrike













