Lajme
Angli: Mjekët paralajmërojnë grevë
Mjekët në Angli janë duke planifikuar një grevë, e cila mund të nisë javën e ardhshme. Kjo mund të çojë në shtyrjen e rreth një çerek milioni vizitash mjekësore, u tha nga një zyrtare e Shërbimit Shëndetësor Kombëtar të Britanisë së Madhe, shkruan Zëri i Amerikës, përcjell albinfo.ch.
Dr. Layla McCay, me Shërbimin Shëndetësor Kombëtar të Britanisë së Madhe, NHS, tha se ndikimi pritet të jetë më i madh se greava treditore e muajit të kaluar nga mjekët e rinj, çka çoi në shtyrjen e 175,000 vizitave dhe procedurave mjekësore. “Ndikimi do të jetë aq i madh sa ka të ngjarë të prekë sigurinë shëndetësore të pacientëve dhe përbën shqetësim për çdo drejtues të kujdesit shëndetësor”, tha zonja McCay për rrjetin “BBC Radio 4”, përcjell albinfo.ch.
Greva ka qëllim kërkesën e rritjes së pagave për të kompensuar inflacionin në shkallën mbi 10%. Rritja e kostos së jetesës, e nxitur nga rritja e theksuar e çmimeve të ushqimeve dhe energjisë, ka bërë që anglezët të kenë vështirësi t’i përballojnë faturat, ndërsa rrogat e punonjësve të sindikatave nuk reflektojnë tregun gjatë dekadës së fundit, shkruan Zëri i Amerikës, përcjell albinfo.ch.
Javën e kaluar punonjësit e zyrës së pasaportave filluan një grevë pesëjavore dhe punonjësit e sigurisë në aeroportin Heathrow braktisën punën për një afat dhejtëditor. Grevat nga drejtuesit e trenave dhe autobusëve, punonjësit e postës, shoferët e ambulancave dhe infermierët kanë shkaktuar probleme për britanikët. Arsimtarët, të cilët refuzuan kohët e fundit një rritje page si të papranueshme, planifikojnë të organizojnë greva më 27 prill dhe 2 maj, duke sjellë shqetësime për prindërit dhe nxënësit, raporton Zëri i Amerikës, përcjell albinfo.ch.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nis në Itali gjyqi për vdekjen e kosovares 24-vjeçare Nis gjykimi në Itali për aksidentin fatal ku humbi jetën 24-vjeçarja nga Kosova... -
Bashkatdhetarë nga diaspora mblidhen para Speciales për të ndjekur deklaratën përmbyllëse të mbrojtjes së Thaçit -
Austri
Ansambli “Hasan Prishtina” sjell festën e Pavarësisë së Kosovës në Austri -
Promovim libri: Ismail Syla “Ëndërr në zarf” -
Komuniteti shqiptar në Çikago organizon ekspozitë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Debat në Thurgau: A duhet bërë publike vendndodhja e radarëve të shpejtësisë? Në kantonin zviceran të Thurgaut po diskutohet nëse duhet publikuar vendndodhja e radarëve të shpejtësisë. Partia... -
Stuhi dhe dëborë në Zvicër: Ndryshimi i motit sjell reshje të mëdha -
Solothurni voton për rritjen e pagesave për fëmijët -
Mania e Matcha-s pushton Zvicrën frankofone -
Policia e Vaud-it zgjeron përdorimin e pistoletave elektrike














