Lajme
EndritSrmx, pjesë e eventit madhështor te CSGO në Paris
Endrit Sermaxhaj, me nofkën “EndritSrmx”, ka njoftuar përmes llogarisë së tij në Instagram që do të marrë pjesë në eventin më të madh të Counter-Strike Global Offensive në botë, CSGO Major, që mbahet në Paris.
I riu shqiptar që jeton në Zvicër do të jetë aty në cilësinë e gazetarit dhe krijuesit të përmbajtjeve, i cili do të sjellë materiale për komunitetin shqiptar të kësaj loje kompjuterike. Endriti është krijuesi i përmbajtjeve (content creator) i parë i trojeve shqipfolëse që do të jetë pjesë e kësaj ngjarje ndërkombëtare të lojërave.
EndritSrmx ka pasur një karrierë të suksesshme si lojtar dhe tani si një streamer. Përmbajtja e tij e shkëlqyeshme për lojën Counter-Strike Global Offensive ka bërë që ai të jetë një personalitet i rëndësishëm në botën e lojërave kompjuterike.
CSGO Major është një nga ngjarjet më të mëdha në botën e lojërave kompjuterike, ku Endriti do të sjellë përmbajtje të reja dhe ekskluzive për komunitetin shqiptar të kësaj loje, shkruan albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Vjenë
Kosti Deti mahnit me performancën e tij në Ambasadën Italiane në Vjenë Një mbrëmje e veçantë muzike me Kosti Detin në Vjenë... -
Shefi i Ushtrisë Zvicerane, së bashku me Ylfete Fanaj, vizituan trupat në Kosovë -
Kryetari shqiptar i Morbachut bëhet viral në Gjermani -
Ambasada e Kosovës në Zvicër takim me mjekë të rinj kosovarë në Bernë -
Bazel
E vetme, me valixhen plot ëndrra, Fjolla ja doli
Jeta në Zvicër
-
Tesla godet një automjet policie, duke shkaktuar dëme prej 100,000 frangash Mjeti i policisë u ndalua me dritat ndezur pas një aksidenti tjetër në autostradë. Do të... -
Rriten lëndimet gjatë Krishtlindjeve në Zvicër -
Miliona franga dëmi i shkaktuar nga zjarri në Hauptwil, Thurgau -
Rusia godet në Ukrainë fabrikën e një kompanie që ka selinë në Gjenevë -
Sulme hibride, edhe në Zvicër










